Don Gjergj Gjergji kaloi në amshim

Sep 24 • Kisha në Kosovë

 

Lajmi i hidhur i kalimit në amshim i meshtarit të Ipeshvkisë sonë Don Gjergj Gjergjit, ka pikëlluar gjithë Kishën tonë, përfshirë besimtarë të shumtë ku ai ka shërbyer, familjarët e tij dhe bashkëpunëtorë të shumtë të letrave dhe shkencës.

Don Gjergj Gjergji, meshtar dhe historian, studiues i vyer i Martirëve të Karadakut, i arkivave të shumtë në Europë rreth historisë së shqiptarëve dhe për shqiptarët, ka kaluar në amshim të premten, 23 shtator 2016, në vendlindjen e tij.

Nga Zyra e Ipeshkvisë është dhënë lajmërimi se varrimi i të ndjerit, vëllaut meshtarë, do të jetë, të dielen, më 25 shtator 2016, në ora 15:00, në Stubëll të Epërme, te Kisha e Shën Gjergjit apo e njohur si Kisha e vjetër. Pasi të jetë kremuar mesha salikimit, trupi i tij do të përcillet te varrezat e fshatit të Stubllës, që gjenden afër Kishës.

Zoti i faltë jetën e pasosur!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »