Takimet e Dom Mikelit 2016

Sep 27 • Kisha në Kosovë

Në Stubëll, me 24 shtatorë 2016, u mbajt për të 27-tën herë manifestimi tradicional  shkencorë, kulturorë e letrar “Takimet e Dom Mikelit”. Këto takime mbahen në përkujtim të hapjes së Shkollës së Parë Legale Shqipe në Kosovë, e cila u hap pikërisht në Stubëll, më 1896 nga prifti i atëhershëm Dom Mikel Tarabulluzi, ndërsa u pranua zyrtarisht dhe u legalizua në vitin 1905 nga Perandoria e atëhershme Austro-Hungareze.

Takimet filluan me Meshën shenjte, nga ora 9:30, e cila u drejtua nga ipeshvi i ipeshkvisë së Kosoves, imzot Dodë Gjergjit.

1

Me ndjenjën e gëzimit për Takimet, por edhe të mërzitjes për shkak të kalimit të amshim të Dom Gjergj Gjergjit, takimet vazhduan me tribunen shkencore te salla rinore me temën “Nënë Tereza dhe Shqiptarët”. Fjalën e hapjes si bashkëorganizatorë i manifestimit, e kishte nënkryetari i komunës së Vitisë z. Hasan Aliu. Më pas në kuadër të tribunës shkencore, fjalën e morën vikari gjeneral i ipeshkvisë së Kosovës Dr. Dom Lush Gjergji, pastaj ambasadori i Shqipërisë në Vatikan z. Visar Zhiti dhe prifti nga Italia, Dom Valentino Salvodi.

2

– Pas përfundimit të tribunës shkencore, për të pranishmit u hap ekspozita me piktura të ndryshme të punuara nga shqiptarë anë e mbanë trojeve shqiptare.

3

Në fund, u mbajt ora e madhe letrare, në të cilën u lexuan rreth 30 poezi nga poet të ndryshëm të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Luginë e Presheves. Çmimin “Agim Ramadani” për poezinë më të mirë, e mori poeti Prof. Dr. Xhavit Beqiri, kurse Çmimi “Qeshk Sh. Ukaj” – Veterani i Arsimit, iu nda mësuesit në pension Jozë Gjergjit.

4

– Për fund, për të gjithë musafirët dhe të pranishmit, ishte organizuar një koktej rasti.

Për Dritën: Anton Gjergji

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »