Jemi mëkatar, por të dashur nga Zoti

Sep 30 • Meditimi i ditës

30 shtator 2016 – E premte, Shën Jeronimi, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jb 38,1.12-21; 40,3-5; Ps 139,1-3.7-10.13-14b; Lk 10,13-16)

 

Prania e Hyjit

E mrekullueshme është të jesh së bashku me miq, në afërsinë e tyre.
Kur jam me ty, o Zot, e di se jam në praninë e Krijuesit tim.
Më ke krijuar nga dashuria.
Madje të gjitha flokët e kresë i kam të njehur.
Prania jote, o Zot, është më e madhe se gjithçka.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me mirënjohje për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin për mua.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 10, 13-16

 

13 “Vaj për ty, o Korazin, vaj për ty, o Betsaidë! Sepse të kishin ndodhur në Tir e në Sidon mrekullitë që ndodhën në ju, kaherë, të veshur në grathore e të mbuluar me hi do të kishin bërë pendesë! 14 Prandaj, Tiri e Sidoni Ditën e Gjyqit do ta kenë më lehtë se ju!

15 E ti, o Kafarnaum, a thua ndoshta ‘do të lartësohesh deri në qiell?

do të plandosesh deri në fund të ferrit!’

16 Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua. Kush ju përbuz ju, më përbuz mua. Kush përbuz mua, përbuz Atë që më ka dërguar.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusin e trishton fakti që njerëzit e refuzojnë Ungjillin, Lajmin e gëzueshëm përkundër të gjithë asaj çka bën për ta. Nganjëherë mund të jetë e dhimbshme dhe sfiduese ta dëgjosh të vërtetën drejtpërdrejt. Kur flasim të vërtetën dhe jetojmë në harmoni me mësimet e Krishtit, atëherë kemi zgjedhur pjesën më të mirë që kurrë s`do të na merret.
  • O Zot, në të qenët tim mëkatar përsëri po vij tek ti si një dishepull i dashur. Ti nuk më plandos në ferr, por ma gjallëron shpirtin tim të venitur, ndërsa më rrethon dhe përshkon me faljen tënd

  

Bashkëbisedimi

“Rrini zgjuar – mos flini.“
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të rrish zgjuar të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »