Madhësia (e fshehur) në gjëra të vogla

Oct 2 • Meditimi i ditës

2 tetor 2016 – E diela 27-të gjatë vitit `C`, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Hab 1,2-3; 2,2-4; Ps 95,1-2.6-9; 2Tim 1,6-8.13-14; Lk 17,5-10)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.
E sodis praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,
në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.
Ndalem dhe lus që t`i lejoj
që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

Lus për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat vetjake,
që të jem i/e hapur se çka kërkon Hyji prej meje,
që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, si po e ndiej veten sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?

Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala e Zotit

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj ngadalë
dhe vërej fjalinë apo shprehjen që më flet diçka.

 

Lk 17,5-10

 

5 Apostujt i drejtuan Zotërisë këtë lutje:

“Na e shto fenë!”

6 Zotëria u tha:

“Po të kishit fe aq sa është kokrra e sinapit, do t’i thoshit këtij mani: ‘Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det!’ e ai do t’ju dëgjonte.

7 Cili prej jush do t’i thotë shërbëtorit të vet që i punon tokën ose i ruan delet, kur të vijë në mbrëmje prej fushës: ‘Hajde e ulu me të shpejtë në tryezë!’ 8 a thua jo, përkundrazi, nuk do t’i thotë: ‘Bëje gati darkën, ngjeshu e më shërbe sa të ha e të pi unë njëherë e pastaj ha e pi edhe ti!?’ 9 A thua do ta falënderojë shërbëtorin pse zbatoi çka iu urdhërua? 10 Po kështu edhe ju, kur të kryeni gjithçka ju qe urdhëruar, thoni: ‘Jemi shërbëtorë të pavlefshëm. Bëmë vetëm atë që patëm detyrë të bëjmë. ’“

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi drejton vëmendjen te madhësia e cila ndodhet (e fshehur) në gjëra të vogla. Edhe ne jemi të vegjël, por Hyji i përforcon ata që me të vërtetë e ndjekin atë për të bërë gjëra të mëdha. Hyji mund të veprojë përmes nesh, përtej të gjitha shpresave dhe ëndrrave tona, edhe atëherë kur s`jemi konsekuentë, kur shmangim rrugën.
  • O Zot, ti më mbush me dashurinë tënde të pakufishme dhe më fton që ta ndaj atë dashuri me botën nevojtare.Bëj që të gëzohem për një gjë të tillë. Kjo është madhësia ime – për të shërbyer në dashuri. E mundësitë janë të pafundme.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonëssime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përfundimi

Të falënderoj o Zot që i kalova këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »