Shën Nënë Tereza, Nobelistja e tretë më e famshmja deri më sot

Oct 4 • Kulturë

Faqja zyrtare e Çmimit Nobel (Nobelprize.org) ka publikuar një listë me 10 nobelistët për paqe, më të famshmit deri tani, në të cilën e Shenjta Nënë Tereza zënë vendin e tretë, duke lënë shumë emra të tjerë pas. E shenjta Nënë Tereza e pati fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Pasi këto ditë do të jetë ndarja e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2016, që gjithnjë e më tepër po spekulohet për kadnidatët e mundshëm që do ta marrin atë, afërmendësh është të kujtohen ato gra e ata burra që kanë fituar në të kaluarën këtë çmim prestigjioz. Kjo listë është një mënyrë e kujtimit por edhe e një rishikimi të më të mëdhenjve që kanë promovuar paqen dhe harmoninë në botë.

Pas shenjtërimit të saj më 4 shtator 2016 në Vatikan, Nënë Tereza jonë vazhdon të jetë personalitet me ndikim të madh në mbarë botën, simbol i jetës së krishterë, një ungjill i mishëruar në botën bashkëkohore, simbol i përkushtimit dhe bamirësisë së pashoqe. Libraritë nëpër botë janë të mbushuara me libra rreth saj dhe për të, janë rizgjuar botimet e lutjeve, fjalimeve, konferencave etj. etj. që ajo ka mbajtuar sa ishte gjallë, nëpër të gjitha kontinentet e botës.

1

Shpërndaje

Comments are closed.

« »