I krishteri në politikë sipas modelit historik të Jezusit

Oct 7 • Res socialis

 Nga Rafael Luciani

Ne të krishterët besojmë se praktika historike e Jezusit është një kriter aftësie për shoshitje që të kuptojmë raportin me politikën, me ekonominë dhe me religjionin. Ai na tregon se si jeta e çdo personi është e shenjtë, na mëson se çdo marrëdhënie duhet të priret për të kërkuar humanitetin tonë në kontekstin e një lirie bashkëpërgjegjëse, e cila na bënë subjekt, jo objekt dhe nënshkrues.

Kur i harrojmë apo nuk i njohim dy praktika historike të Jezusit, shfaqen dy tundime të mëdha: nga njëra anë, që të besojmë në një krishterim apolitik, apo në një fe pa raport me procesin e humanitetit social, që kufizohet vetëm në përshpirtëni dhe kult, e në anën tjetër, të jetojmë një krishterim politik që identifikohet me një sistem qeveritar, që parashtrohet si një prani e Mbretërisë së Hyjit në këtë botë. Te dyja këto raste e mohojnë Hyjin që na e ka zbuluar Jezusi.

A mund të jetojmë një fe të zbrazët, që ngelet e kufizuar vetëm në kult dhe në përshpirtëri, sikur të ishin këto akte magjike, që e zëvendësojnë raportin personal me Zotin dhe me vëllaun e motrën njeri. Apo ndoshta kemi rënë në tundimin e idhujtarisë, nëpërmjet promovimit të një ngjitje të plotë me subjektet apo sistemet politike, ekonomike dhe religjioze që deklarohen si shpëtimtare dhe kërkojnë kult ndaj tyre. Jemi mësuar të lëshojmë të tjerëve hapësirën e Zotit?!

Është shumë e nevojshme të kujtojmë që aktiviteti/qëndrimi politik i të krishterit s’mund të jetë me tharm idhujtarie e as ideologjik. 
Aktiviteti politik i krishterë nuk është përjashtues, sepse bazohet në vëllazërinë solidare dhe jodhunore të promovuar nga Jezusi, ku të gjithë jemi bijtë dhe bijat e Zotit, vëllezër e motra mes veti, para se të jemi bijë dhe bija të një atdheu (Kor 3, 11). Për të arrirë këtë, kemi nevojë të kalojmë përmes një angazhimi personal në ballafaqim me zhvillimin e gjithë subjektet njerëzor dhe të gjithë subjekteve, pavarësisht nga pozicioni i tyre ideologjik, ekonomik apo religjioz.

Nuk mund të ngjashnjehemi vetëm nga qëllimi (i fundit) dhe pikësynimet e caktuara të një sistemi qeveritar, edhe nëse ai do të ishte sistem më fisnik. Është e nevojshme të bëhet një shoshitje e vlefshmërisë etike dhe e të vërtetës morale për mjetet që shfrytëzohen.

Ne do të mund ta njohim vërtetësinë apo mosvërtetësinë e një aksioni të caktuar politik në saje të faktit që ai përballet me problemet reale të shoqërisë. Gjithashtu, do të mund të formulojmë një vlerësim/gjykim mbi efikasitetin apo mosefikasitetin. Duke u bazuar në ndjekjen e Jezusit jemi të thirrur të pyetemi për të vërtetën e këtyre praktikave dhe vlefshmërinë e mjeteve që përdoren.

Një praktikë politike nuk është moralisht e vërtetë, nëse promovon diskurse dhe qëndrime që shkaktojnë ndarje sociale, përjashtime të grupeve e manipulime të ndërgjegjeve, duke gjeneruar kulte idhujtarie për liderët e tyre dhe duke proklamuar një përkrahje të përjetshme ndaj tyre. Pikërisht këtu (apo sipas këtyre kritereve) një shoqëri i matë prurjet e saja reale njerëzore dhe fenë e sajë. Ashtu si ka mësuar Jezusi “Ju mos lejoni t’ju quajnë ‘rabbi’, sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj, kurse ju të gjithë jeni vëllezër.”(Mt 28, 8). Nuk janë dy Zotëri.

Burimi nga : www.aleteia.org

Përkthimi: Rev. Drita

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »