Jezus, faleminderit që më rrethon me bekimin tënd

Oct 8 • Meditimi i ditës

8 tetor 2013 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 3,22-29; Ps 105,2-7; Lk 11,27-28)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e derdh mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempulli të tij…

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë nga vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të shpreh ndjenja falënderimi.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala e Zotit

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çka dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 11, 27-28

 

27 Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha:

“Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!”

28 Ai u përgjigj:

“Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!” 

 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi duhet të ketë qenë shumë i kënaqur kur e dëgjoi një lëvdatë në llogari të nënës së vet dhe e përdor rastin për të njoftuar një tjetër dimension të lumnive të atyre që e dëgjojnë fjalën e Hyjit.
  • Jezus, faleminderit që më rrethon me bekimin tënd. Kryeengjëlli Mikel i ka thënë Marisë se është e bekuar, siç jam i/e bekuar edhe unë. Kush jam atëherë unë? Unë jam i/e bekuar nga Zoti. M`i hap veshët dhe gjithmonë qëndro me mua që të mund ta jetoj fjalën e Zotit.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »