Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Françesku

Oct 9 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Sot, më 9 tetor 2016, në lutjen e Engjëllit Tenzot, në oren 12.00 në Vatikan – Rome, Papa Françesku i ka shpallur emrat e kardinajve të rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin, per deshminë  e jetës së tij të krishterë. Ështe i vetmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Me 21 shtator 2014, ai dëshmoi para Papa Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit. Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt dhe perlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar, pas Dom Mikel Koliqit. Ky ështe një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë në konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Mikel Koliqi, edhe ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Francesku i bënë Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet me 5 nentor të këtij viti në Shkodër. Vlërsimi i klerit shqiptar të përndjekur gjatë komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës katolike universale, sidomos me martirizmin e tij gjatë komunizmit. (peregrinus.al)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »