Festa e Zojes Rruzare në Famullinë e Bishtazhinit

Oct 10 • Kisha në Kosovë

Në Famullinë e Bishtazhinit, si çdo vit edhe sivjet u kremtua festa e Zojes Rruzare. Kjo festë ka një histori të gjatë dhe të lashtë në Kishë, sepse pikërisht nën mbrojtjen e Zojes së bekuar shumë ka arritë të tejkaloj krizat dhe vështirësit me të cilat mund të ballfaqohet Kisha, sikurse ishte ajo e vitit 1571. Thuhet se në këtë datë forcat e krishtëra i zbrapsen forcat Osmane në Lepanto, që kërcënonin ta pushtonin Selinë e Shenjtë. Shikuar nga fuqia përgatitore ushtarare sigurisht se nuk premtonte fitore, sepse ishtin dukshëm më pak në numër dhe në armatim se sa ishin osmanet, por ata kishin një armë tjetër, më të fortë e krejt tjetër: Rruzaren, që e kishte lutur mbarë populli i krishterë për ndihmë në këtë vështirësi.

Festës në këtë famulli i ka parapri nëntëditëshi me lutje dhe adhurim, meshë dhe kushtime të ndryshme. Ndeësa treditëshit i priu P. Shtjefën Dodës, jezuitë, nga Loyola Gymnasium në Prizren.

Diten e festës meshën e parë e udhëhoqi P. Shtjefni, ndërsa meshën kryesore ipeshkëvi ynë Imzot Dodë Gjergji, së bashku me Imzot Rrok Gjonlleshaj, argjipeshkëv i Tivarit dhe me një numër të madh të meshtarëve.

Edhe pse ishte një mot me shi dhe ftoftë, nuk mungoi prania e madhe e besimtarëve.

Pas meshës u bë zbulimi i memoarit kushtuar 72 martirëve, që u martirizuan 11 deri me 13 prill të vitit 1941 në famullinë e Bishtazhinit. Sipas amzave të të vdekurve që i shkruan famullitari i atëhershëm don Lukë Filaj, vrasjet ishin bërë për shkak që ata ishin shqiptar dhe katolik.

Të moshuarit që ende janë gjallë tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar. Ata edhe pse ishin fëmijë ende e kanë në kujtim këtë ngjarje të përgjakshme të asaj kohe.

Famullitari i Bishtazhinit në fund duke falënderuar të gjithë të pranishmit dhe kontribuesit e këtij memoari tha: “E marrë guximin që si famullitar në emër të të gjithë të vrarëve dhe familjarëve të të vrarëve të falim ata që na kanë bërë keq dhe ndaj vrastarëve; Hyji të ketë mëshirë në vitin e mëshirës dhe vitin e shqiptarëve duke kujtuar shenjtërimin e Nënës Tereze dhe laumturimin e martirëve shqiptar që do të ndodhë së shpejti në Shkodër.

Kori i kishës të udhëhqur nga motrat dhe shumë bashkëpunëtorë edhe më tepër e bënë të madhërueshme këtë festë.

Në festë kishte edhe shumë musafir që kishin ardhur me ketë rast,  nder ta edhe kryetarja e komunes së Gjakoves zonja Mimoza Kusari Lila, e cila bashkë me mons Rrokun bënë zbulimin e këtij memoari. (RD)

[wonderplugin_gallery id=”21″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »