Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë shefen e re të Eulexit në Kosovë, Znj. Alexandra Papadopoulou.
Sot, me 10.10.2016, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ka pritur për vizitë shefen e re të Eulexit në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou, e cila u shprehi dëshirën të njoh për së afërmi gjendjen e Kishës Katolike në Kosovë, veprimtarinë e saj baritor-kulturor në shoqërinë tonë, raportet e saja në dialogun ndërfetarë dhe ekumenizmin ndërkishtar.
Ipeshkëvi Dodë Gjergji ka njoftuar Znj. Papadopoulou me historinë e krishterimit dhe Kishës Katolike në Kosovë, traditën e saj të lashtë dhe aktuale. Imzoti e vuri në theks frymën ndërfetare që mbretëron tek ne dhe kontributin që Kisha e jep në këtë drejtim, sidomos sa i përket raporteve me vëllezërit tanë mysliman.
Në këtë drejtim – u shreh ipeshkvi – harmonia ndërfetare bruon nga fakti që kemi një komb të përbashkët, traditat e përbashkëta, prandaj, mos-përçarja është shpëtimi ynë i përbashkët si vëllezër me ndryshueshmëri të besimit.
Ipeshkvi i uroj sukese Znj. Papadopoulou detyrën e re në Kosovë, duke uruar bashkëpunim të ndërsjelltë për të mirën e vendit tonë. (RD)
« REPORTAZH: Shugurohet Kisha e Shën Abrahamit në Llapushnik – Drenicë Ma pastro, o Zot, zemrën nga çdo gjurmë lakmie dhe ligësie »