Dashuria e Zotit mund të ma largojë frikën

Oct 15 • Meditimi i ditës

15 tetor 2016 – E shtunë, Shën Terezja e Avilës, MOMENI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Ef 1,15-23; Ps 8,2-3a.4-7; Lk 12,8-12)

 

Prania e Hyjit

Në heshtjen e qenies sime më intime,

në fragmentet e unitetit tim të dëshiruar me afsh,

a mund ta ndiej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?

A mund të më bie ndër mend kur e kam ndjerë praninë e Hyjit;

kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar vetes që të jem i/e përqafuar me dashurinë e Hyjit?

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time – për të ajo s`është e huaj.
Shpirti i Tij u jep frymën e jetës dëshirave të mia më intime,
butësisht duke më nxitur drejt gjithë asaj që është e mirë.
Kërkoj hirin t`i lejoj vetes të ndikohem nga Shpirti Shenjt.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

a mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se si jam.

Si ishte dita e djeshme? Si po e ndiej veten tani?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 12, 8-12

 

8 “Unë po ju them: kushdo të dëshmojë para njerëzve se është imi, edhe Biri i njeriut do ta dëshmojë se është i tiji para engjëjve të Hyjit. 9 E ai që të më bjerë mohit para njerëzve, edhe atij do t’i bihet mohit para engjëjve të Hyjit.

10 Kushdo të thotë ndonjë fjalë kundër Birit të njeriut, ka për t’iu falur, por kush të shajë Shpirtin Shenjt, nuk do të ketë falje. 11 Pastaj, kur t’ju qesin para sinagogave, para ushtruesve të drejtësisë e para pushteteve, mos u shqetësoni [se] si do të mbroheni e çka do të thoni: 12 sepse Shpirti Shenjt në atë orë do t’ju mësojë çka duhet të thoni.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Dosa mendime mbi pasazhi e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Frika i largon, tjetërson dhe paaftëson njerëzit. Ajo mund të përdoret si një instrument manipulimi dhe mund të çojë në shpërbërje, qoftë të një sistemi, qoftë të një marrëdhënie njerëzore. Jezusi thotë që ndjekësit e tij s`kanë pse të kenë frikë. Shpirti i Shenjtë do t`i aftësojë nxënësit të thonë atë çka duhet.
  • Ndërsa lutem me ty, o Zot, të falënderoj për faljen tënde, kur kam qenë me aftësi të kufizuara, i paralizuar nga frika. Dashuria jote mund të ma largojë frikën. Çdo herë, gjithnjë e gjithnjë, më thua që të mos kem frikë. Rrënjose në mua Shpirtin tënd të guximit në mënyrë që të mund tu flas të tjerëve qartë dhe me besim për ty, për fjalën tënde.

 

Bashkëbisedimi

Nuk po më vijnë fjalët lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shihe dëshirën time të madhe për paqe.

Më ruaj, o Zot. E di se je gjithmonë pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »