Në lutje ia jap Zotit veten time të vërtetë  

Oct 16 • Meditimi i ditës

16 tetor 2016 – E diela e Misioneve (29-të gjatë vitit `C`), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Dal 17,8-13; Ps 120; 2 Tim 3,14-4,2; Lk 18,1-8)

 

Prania e Hyjit

O Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht me ty,

sepse tani po i lë anash brengat e mia.

M`i mbush mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

Shumë vende në këtë moment janë duke kaluar agoninë e luftës.

E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë personale

dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie, raporte,

në lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I lejoj vetes t`i ndiej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë këputur:
për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën të mund të pranoj dhe të fal.

 

Fjala e Zotit

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

  

Lk 18, 1-8

 

1 U tregoi edhe shëmbëlltyrën se si duhet të lutemi gjithmonë e kurrë të mos pushojmë.

2 Ai tha:

“Ishte në një qytet një gjykatës që Hyjin nuk e dronte e për njerëz nuk e çante kokën. 3 Po në atë qytet ishte edhe një grua e vejë, e cila shkonte shpesh tek ai dhe i lutej: ‘Më mbro prej kundërshtarit tim!’ 4 Por ai s’u shqetësua për një kohë të gjatë. Dikur tha me vete: ‘Edhe pse s’e druaj Hyjin e për njerëz nuk e nxej kokën, megjithatë, 5pasi kjo grua e vejë po më trazon, do ta mbroj që të mos vijë më të më mërzisë prore. ’“

6 Zotëria vazhdoi:

“Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë! 7 Vallë, Hyji a nuk do t’i mbrojë të zgjedhurit e vet që i kërkojnë ndihmë ditë e natë? Po a do të vonojë ndoshta me çështjen e tyre? 8 Unë po ju them: do të ngrihet me nxitim për t’u ardhur në ndihmë atyre! Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Modeli ilutjesdo të duhej të ishtegruaja e vejë nga tregimi i Jezusit. Këmbënguljae sajia vlejti. Në lutjeia japZotit veten time të vërtetë. Hyjitashmë më njeh, sepse është Hyj i drejtë. A besoj me të vërtetë nëkëtë?A punoj dhe alutempër drejtësi?
  •  O Zot, ti jestreha ime. Ma forcokëmbënguljentime kur e humbas guximin. Dhuromaurtësinë që tëdi se dotë më përgjigjesh kur me besim dhe mbështetje vij tek ti.

 

Bashkëbisedimi

 

Nuk po më vijnë fjalët lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shihe dëshirën time të madhe për paqe.

Më ruaj, o Zot. E di se je gjithmonë pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »