Ku jam duke e gjetur Hyjin?

Oct 21 • Meditimi i ditës

21 tetor 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 4,1-6; Ps 24,1-4-6; Lk 12,54-59)

 

Prania e Hyjit

O Zot i dashur, më ndihmo që krejtësisht të çelem para teje,

sespe tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.

Mbushi mendimet e mia me paqen tënde, me dashurinë tënde.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, si jam duke e ndier veten sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka nga kjo ekziston në mua,
a jam në gjendje të provoj t`i largoj këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.
Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.
Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 12, 54-59

 

54 Pastaj iu drejtua turmës:

“Kur shihni renë se çohet në perëndim, përnjëherë thoni: ‘Do të bjerë shi!’, dhe ashtu ndodh. 55 Kur shihni se fryn shiroku, thoni: ‘Do të jetë vapë’, dhe bën vapë. 56 Shtiracakë! Dukën e tokës e të qiellit dini ta çmoni, por këtë kohë nuk dini!?”

57 “Përse ju vetë nuk gjykoni vetvetiu ç’është e drejtë? 58 Kështu, kur shkon bashkë me kundërshtarin tënd tek ushtruesi i drejtësisë, përpiqu udhës të biesh në ujdi me të ‑ që të mos nxjerrë para gjykatësit, gjykatësi të të dorëzojë shërbëtorit e shërbëtori të të hedhë në burg. 59 Unë po të them se s’do të dalësh prej andej pa e paguar edhe më të fundit qindarkë.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Çdo ditë kërkojmë shenja të ndryshimit të motit. Por Jezusi na këshillon t`i kushtojmë më shumë vëmendje përpjekjes sonë për marrëdhënien tonë me Hyjin. Veprim i mençur do të ishte t`i rregullojmë gjërat ndërsa jemi ende të lirë ta bëjmë një gjë të tillë. Duke qëndruar para Zotit në lutje, duhet t`i shqyrtojmë zemrat tona që të mbushen me ndershmëri dhe përvujtëri, dhe të kërkojmë që Hyji të na forcojë.
  • Cilat janë shenjat e tanishme në jetën time që më flasin? A po më mungon ndonjë gjë? Për shembull, jam duke u bërë më i/ vjetër, më i/e moshuar. Ose ndoshta s`po më pëlqejnë të tjerët. Por si t`i lidh këto fakte me marrëdhënien time me Hyjin? O Zot, hiqi mjegullat nga vështrimi im dhe frymëzomë për të vepruar në përputhje me të vërtetën tënde.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet personalisht në tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bëj që të përgjigjem në thirrjen tënde të sotshme.

Më mëso ta dalloj dorën tënde në vepër në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për këto pak momente që i kalova vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »