Zoti e do “unin” tim real

Oct 23 • Meditimi i ditës

23 tetor 2016 – E diela 30-të gjatë vitit `C`, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës:  Sir 35,12-14.16-18; Ps 34,2-3.17-19.23; 2Tim 4,6-8.16-18; Lk 18,9-14)

 

Prania e Hyjit

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.

Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,

Duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.

Lus për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë me plotësi.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e përjetoj/ndjej veten sot?

Si po sillem me Zotin? Me të tjerët?

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka që do të më duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala e Zotit

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur,

do të ndalem në atë fjalë ose ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.

 

Lk 18, 9-14

 

9 U tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë për disa që e mbanin veten të drejtë e i përbuznin tjerët:

10 “Dy njerëz u ngjitën në Tempull për t’u lutur: njëri farise e tjetri tagrambledhës. 11 Fariseu, qiri në këmbë, lutej në vetvete kështu: ‘Të falënderoj, o Hyj, që nuk jam porsi njerëzit e tjerë: cuba, të padrejtë, kurorëshkelës, ose ‑ si ky tagrambledhës. 12 Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën e krejt fitesës.’ 13 Kurse tagrambledhësi zuri vend në fund, nuk i bëhej as sytë t’i ngrejë drejtë qiellit, por rrihte kraharorin e vet e thoshte: ‘O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!’

14 Unë po ju them: ky u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar e jo ai, sepse: kushdo krenohet, do të përvujtërohet ndërsa kush përvujtërohet, do të lartësohet.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!” – le të jetë kjo lutja ime e sotme dhe e përhershme. Hyji është ai që “shfajëson” tagrambledhësin e keq, virtyti i vetëm i të cilit është sinqeriteti, ndershmëria para Hyjit.
  • O Zot, a jam i/e sinqertë me veten time kur vij para teje? Ti e lexon zemrën time të shkretë. Ti e do “unin” tim real,të metat e mia dhe të gjitha të tjerat. Do të lus për përvujtëri.

 

Bashkëbisedimi

Ç` po ndodh në mua kur lutem?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje

dhe i flas për të gjithat ashtu siç i përjetoj.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »