A më lëshon zemra kur s`i shoh menjëherë rezultatet?

Oct 25 • Meditimi i ditës

25 tetor 2016 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Ef 5,21-33; Ps 128,1-5; Lk 13,18-21)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

Lus për hirin e shenjtë
që t`i harroj të gjitha brengat personale,
që të jem i/e hapur se çka kërkon Hyji prej meje,
që t`i dorëzohem udhëheqjes së Krijuesit i cili më do.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhuruar.
E ndafsha këtë bekim gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 13, 18-21

 

18 Atëherë u tha:

“Me çka është e ngjashme Mbretëria e Hyjit? Me çka ta krahasoj? 19 Është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në kopsht të vet. Ajo me kohë u zhvillua e u bë pemë dhe shpendët e qiellit bënë çerdhe në degët e saj.”

20 Dhe vijoi:

“Me çka tjetër ta krahasoj Mbretërinë e Hyjit? 21 Ajo i përngjan tharmit, të cilin e mori gruaja, e përzjeu me tri masë miell, derisa u mbrua krejt.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime lidhur me pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Do t`i rishikoj sot detyrat e mia të përditshme të jetës sime. A paraqesin ato një sfidë për mua? A bëhem i/e dekurajuar, a më lëshon zemra kur s`i shoh menjëherë rezultatet, kur ato s`ekzistojnë?
  • O Zot, më mëso ta njoh farën e shndërrimit që e ke mbjellë brenda meje. Më ndihmo që ta kuptoj se Mbretëria është tani duke u rritur në mua, dhe se je i/e pranishëm në gjëra të vogla dhe të mëdha në jetën time të përditshme.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër që do të të besoj gjithmonë.
Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që kam mundur t`i kaloj disa momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »