Meshë falenderimi për shenjtërimin e Nënë Terezës në Bratisllavë të Sllovakisë

Oct 25 • Kisha ndër Shqiptarë

Në katedralën e shën Martinit në Bratisllavë të Sllovakisë u mbajtë meshë falenderimi për shtenjtërimin e shën Gonxhe Bojaxhiut, Nanë Terezës. Mesha u organizua nga ambasadorja e Shqipërisë z. Enkeleda Merkuri dhe kryeipeshkvi metropolit, kryetar i Konferencës ipeshkvore të Sllovakisë           mons. Stanisllav Zvolensky. Ndihmë të pakursyeshme në organizimin e kësaj ngjarje dhanë edhe Mons. Mario Giordana, nunc apostolik në Sllovaki, dhe don Nikson Shabani, misionar i Misionit katolik shqiptar në Austri, Çeki e Sllovaki.

Prania e arqipeshkvit, nuncit apostolik, meshtarëve, përfaqësuesve nga istitucionet zyrtare të Sllovakisë, të parlamentin Sllovak, ambasadorëve dhe diplomatëve të ndryshëm, shoqërisë civile, atyre të biznesit dhe besimtarëve të shumtë si sllovak  edhe shqiptarë të ardhur edhe nga Austria e bënë madhështore këtë kremtim meshe e ngjarje të jashtëzakonshme, në të cilën ungjilli, një predk i shkurtër dhe lutjet e besimtarëve u lutën në gjuhën shqipe. 

Në fillim të meshës mbas fjalës hyrëse të arqipeshkvit, don Nikson Shabani, misionar, i përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë që kanë gjetur kohë e mundësi për të kremtuar këtë meshë falenderimi për bijën e kombit tonë dhe njërën nga personalitet më të rëndësishme të epokës sonë dhe të Kishës katolike në përgjithësi.

Gjatë pretkut e tij, Arqipeshkvi, theksoi vyrtytet e mëdha me të cilat Gonxhe Bojaxhiu, Nanë Tereza, bijë e një familjes shqiptare, pushtoi zemrat e të gjithëve, e këto ishin, ungjilli, lujta, meditimi, dashuria në vepër dhe shërbimi i më të braktisurve duke kërkuar në ta Krishtin, i cili don ta shuaj etjen për shpirtra.

Bekimin apostolik në emër të Atit të Ahenjtë Papa Françesku në fund të meshës e ndau nunci apostolik, mons Mario Giordana. Ai kërkoi që të lutemi për papën dhe misionin e tij e që është për të qenë udhëheqës dhe kryet e Kishës univerzale. Për Nënën Terezë tha se kur kërkojmë për ta definuar personalitetin dhe misionin e Nanës Tereze, duhet të shërbehemi me dy fjalë që gjithmonë kanë qenë fjalë kyqe dhe të rëndësishme në jetën e Kishës: dashuria dhe mëshira e Hyjit. Kjo grua e shenjtë  i kishte premtuar Hyjit se tek të gjithë njerzit, e posaçe më të varfërit dhe nevojtarët e Indisë, ku e kishte kaluar jetën e saj, do ta realizonte këtë realitet: dashninë dhe mëshirën e Hyjit në raport me të gjithë. Kur e shohim sot shembullin e mirë të saj, edhe ne jemi të thirrur ta japim këtë dëshmi të dashurisë dhe mëshirës së Hyjit në raport me të gjithë njerzit, posaqe atyre që vuajnë dhe janë të sëmurë e atyre që janë të margjinalizuar në shoqërinë në të cilën jetojmë. 

Ambasadaroja e Shqipërisë z. Enkeleda Merkuri i falenderojë të pranishmit që na kanë nderuar me praninë e tyre dhe ata që në çfardo mënyre kanë ndihmuar që kjo ngjarje të realizohet, e posaçe përfaqësuesit e katedralës që hapën dyert e kesaj kishe të bukur për të gjithë ne. “Nënë Tereza dhe vepra e saj ishin dhe janë nevojë historike për njerëzimin, ndërsa shenjtërimi i saj, një plotësim kanonik. Sot, më shumë se kurrë, njerëzimi ka nevojë për filozofinë, përkushtimin, ndjeshmërinë e mentalitetin e shënjtores Nënë Terezë. Jo më kot Papa Françesku do të shprehej se, jemi krenarë me shënjtoren Nënë Terezën dhe duhet të ndjekim shembullin e saj.” Poashtu shprehu falenderim për papën Françeskun, i cili i bëri një nderë tjetër shqipëtarëve duke emëruar dom Ernest Jubanin kardinal, e kështu duke nderuar klerin katolik e martirët e kishës shqiptare që vuajtën për të shpallur fjalën e Zotit.

U shpërndamë të gëzuar, me shpresë se Zoti, me ndërmjetësinë e Nanës Terezë, do të na ndëgjojë lutjet tona dhe do të na ndihmojë në rrugëtimin tonë tokësor. (nga Misioni Katolik Shqiptar në Austri)

[wonderplugin_gallery id=”24″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »