Lista e përvujtërisë e Nënë Terezës

Oct 28 • Këndvështrime

 Lista e përvujtërisë e Nënë Terezës është nxjerr nga jeta dhe puna e saj. Do të mund të rënditeshin edhe një varg thëniesh, perla të vërteta, që kanë dal prej gojës dhe veprës së saj, por këto disi e përmbledhin një fushveprim të gjërë, e që mund të na hyjnë në punë për të arritur virtytin e përvujtënisë në jetën tonë personale dhe në atë bashkësiore. 

  1. Fol sa më pak që është e mundur për vetveten.
  2. Merru me punët tua personale, jo me punët e të tjerëve.
  3. Shmang kërshërinë.
  4. Mos ndërhyj në punët e të tjerëve.
  5. Ngacmimet e vogla pranoi me humor t’mirë.
  6. Mos u ndal në gabimet e të tjerëve.
  7. Prano cenzurat edhe pse të pamerituara.
  8. Kontribuo në vullnetin e të tjerëve.
  9. Prano fyerjet dhe padrejtësitë.
  10. Prano përbuzjet duke i falur e shpërfillur.
  11. Bëhu i sjellshëm dhe i butë edhe kur provokohesh.
  12. Mos pretendo të jesh i admiruar apo i dashur.
  13. Mos e fsheh vetveten nën petkun e dinjitetit personal.
  14. Kontribuo në diskutime edhe kur ke të drejtë.
  15. Gjithnjë zgjedh detyrën më të vështirë.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »