Presidenti Nishani dekoron Motër Gratias Ruf dhe Moter Bernadette Ebenhoch me Dekoratën “Nënë Tereza”

Nov 1 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Motër Maria Gratias Ruf dhe Moter Maria Bernadette Ebenhoch Dekoratën “Nënë Tereza” (dt. 28/10/2016, nr. dekreti 9776/9777).

Presidenti Nishani dekoroi Motër Maria Gratias Ruf me motivacionet: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin vullnetar të dhënë nga viti 1995, si pjesë e Misionit Katolik në Fushë-Arrëz, në ndihmë të familjeve të varfra e në nevojë, për mbështetjen e arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, për përmirësimin në përgjithësi të kushteve të jetesës së bashkësisë së zonës pa dallime përkatësie fetare, si dhe për krijimin e një rrjeti rajonal me organizata të tjera ndihmëse e kryesisht gjermane”Motër Maria Bernadette Ebenoch“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin vullnetar të dhënë nga viti 1995, si pjesë e Misionit Katolik në Fushë-Arrëz, në ndihmë të familjeve të varfra e në nevojë, për mbështetjen e arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, për përmirësimin në përgjithësi të kushteve të jetesës së bashkësisë së zonës pa dallime përkatësie fetare, si dhe për krijimin e një rrjeti rajonal me organizata të tjera ndihmëse e kryesisht gjermane”; Motër Angela Hildegard Harmann“Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e dhënë që prej vitit 2001, kryesisht në zonën e Delvinës, Borshit dhe Himarës, ku përveç shoqërimit pastoral ka dhënë një kontribut të vyer edhe për një arsimim më të mirë dhe të plotë të shumë vajzave e grave të reja të bashkësisë së kësaj zone, por jo vetëm, e pa dallime përkatësie fetare”; Motër Relindis Maria Elisabeth Vossel“Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e dhënë që prej vitit 2001, kryesisht në zonën e Delvinës, Borshit dhe Himarës, ku përveç shoqërimit pastoral ka dhënë një kontribut të vyer edhe për një arsimim më të mirë dhe të plotë të shumë vajzave e grave të reja të bashkësisë së kësaj zone, por jo vetëm, e pa dallime përkatësie fetare”. (http://president.al/?p=37012)

Presidenti Nishani, në vitin 2014, me të njëjtën Dekoratë “Nënë Tereza” e pati dekuru edhe të ndjerin Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkvin e Sapës, me motivacionin “Në nderim të veprimtarisë së vazhdueshme dhe të çmuar për bamirësi dhe ndihmesën e veçantë në harmoninë ndërfetare, duke forcuar solidaritetin e shoqërisë dhe vlerat bashkëpunuese”. (Këtu mund ta lexoni fjalimin e Presidentit të Shqipërisë me rastin e dekorimit në Katedralen e Sapës: http://president.al/?p=19184)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »