A mund t`i shoh pengimet dhe gabimet e mia?

Nov 7 • Meditimi i ditës

7 nëntor 2016 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Tit 1,1-9; Ps 23; Lk 17,1-6)

 

Prania e Hyjit

Gjatë qëndrimit tim këtu ulur pranë kompjuterit, Hyji është i pranishëm.

Rreth meje, në përjetimet, mendimet e mia dhe thellë në mua.

Do të ndalem një moment dhe do të ndërgjegjësohem

për praninë jetëdhënëse të Hyjit.

 

Liria

Madje po edhe të isha fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.

Më ndihmo që lirinë e dhuruar prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençur.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte me natyrën, me njerëz, me Hyjin.

I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që përshkohet nëpërmjet tyre.

Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa rrënuar, disa ndërprerë:

Ndoshta për këtë arsye e ndjej veten të trishtuar, të zemëruar, të zhgënjyer.

Lus për hirin e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Lk 17, 1-6

 

1 Jezusi u tha nxënësve të vet:

“Është e pamundur që të mos vijnë shkandujt, porse, vaj për atë njeri, nëpër të cilin vijnë. 2 Më mirë do të ishte për të t’i lidhej për qafe guri i mullirit dhe të hidhej në det se të shkandullojë njërin prej këtyre të vegjëlve. 3 Ruajuni fort!

Po mëkatoi vëllai yt, qortoje. Po u pendua, fale! 4 Edhe po qe se shtatë herë në ditë gabon kundrejt teje e shtatë herë të drejtohet i penduar e të thotë:

‘Më vjen keq’!, fale!”

5 Apostujt i drejtuan Zotërisë këtë lutje:

“Na e shto fenë!”

6 Zotëria u tha:

“Po të kishit fe aq sa është kokrra e sinapit, do t’i thoshit këtij mani: ‘Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det!’ e ai do t’ju dëgjonte.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Imazhi i gurit të mullirit rreth qafës të rrëqeth, si shpim gjilpërash në trup. Lutem për “të vegjlit” që janë duke përjetuar vështirësi, shkanduj në Kishën e sotme.
  • “Është e pamundur që të mos vijnë shkandujt.” Jezusi mori në thua tri herë dhe u çua dukevazhduar Udhën e Kryqit. A mund t`i identifikoj, t`i pranoj dhe t`i njoh pengimet e gabimet e mia? Nëse mundem atëherë me siguri do të ketë më shumë mëshirë në zemrën time për të afërmit që njëjtë si unëjanë të dobët.

 

Bashkëbisedimi

Ç`po ndodh në mua kur lus?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur afër meje

dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndjej.
Pothuajse të gjithë kemi qenë ndonjëherë të lënduar, të shkandulluar nga veprimet apo fjalët e dikujt. Këto plagë mund të na rëndojnë me ndjenja të vazhdueshme zemërimi, hidhërimi apo edhe hakmarrjeje. O Zot,të ndjeksh ty është të zgjedhësh faljen. Edhe pse veprat që na lëndojnë mund të mbesin gjithmonë pjesë e jetës sonë, falja mund t`ua pakësojë kthetrat e tyre dhe të na ndihmojë të përqendrohemi në pjesëtpozitive të jetës sonë. Ne kemi besim, o Zot, që duke përqafuar faljen, ti do të na dhurosh hirin e paqes, shpresës, mirënjohjes dhe gëzimit.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »