Hallka që lidhë të kaluarën dhe të ardhmen

Nov 7 • Kisha në Kosovë

Famullia jonë në Bishtazhin sivjet kremton 90 vjetorin e themelimit dhe 75 vjetorin e maskares që ndodhi nga 11 deri me 13 prill të vitit 1941 nga pushteti i atëhershëm kur u vranë dhe u masakruan 72 besimtar nga e premtja e madhe deri të dielen e Pashkëve.

Për të shënuar këto jubile, këtë vit me ndihmen e besimtarëve arritem të ngrisimnë oborrin e Kishës në Bishtazhin një monument kushtuar këtyre martirëve. Monumenti është me kryq, simbol i vuajtjes dhe dy krah që lidhen nga toka e që ka simbolin e të krishterëve që bashkohen me kryqin e Krishtit.Në dy anët janë të vendosur emrat dhe një pllakat që tregon ngjarjen në fjalë. Inaugurimi i këtij monumenti u bë ditën e festës së Zojes Rruzare në prani të ipeshkëvit tonë mons. Dodë Gjergjit, Arqipeshkvit të Tivarit mons. Rrok Gjonlleshaj, të shumë meshtarëve dhe besimtarëve

Në truallin e Kishës së moçme të famullisë në Smaq arritem poashtu në këtë përvjetor të ngrisim një kapelë si shenjë kujtimi në 50 vjetorin, që kur u zhvendos Kisha në Bishtazhin.

Nga viti 1926 deri në vitin 1966 kjo Kishë ishte e udhëhequr nga meshtarët e devotshëm sikurse Don Luigj Gashi, Don Lukë Filiqi dhe Don Millorad Defar.

Kjo Kishëz u ripërtërit për shumë arsye. Vendi në të cilën është ka një pejsazh të mrekullueshëm, në një kodrinë sikurse në mallin Tabor sepse shihet nga të gjitha anët. Pastaj këtu njerëzit me shumë nostalgji kujtojnë meshët, pagëzimet, krezmimet, kurorat… Po nga këtu u mor lajmi për vrasjen e besimtarëve në fjalë e nga këtu u kryen lutje dhe ceremoni mortore për ta. Këtë kishëz ja kushtuam shenjtërve dhe të lumturve martirë shqiptarë.

Mesha shenjte u celebrua një ditë pasi u shpallen të lumtur 38 martirët në Shkodër, me 6 nëntor 2016, e udhëheq nga Don Marjan Demaj, famullitar.  Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e mirë e besimtarëve, të cilët me devotshmëri u luten për nevoja të tyre personale e për familjet  e tyre.

Në fjalë rasti Don Marjani foli se Kisha katolike është përplot me martirë dhe të lumë që dhanë jetën për Krishtin, duke e dëshmuar dhënësinë e jetës si të vetmin shpëtimtar – Jezu Krishtin.

Për fat të keq, ne si popull kemi kaluar kohra të vështira dhe kemi qenë të pushtuar shpesh dhe shumë, por jo edhe të gjunjëzuar. Edhe pse ka pasur gjithmonë Antioka, sipas leximit të parë të dielën së XXXII gjatë vitit, por ata që e kanë ruajt fenë, kanë ruajtur traditat janë të parët tanë që falë tyre jemi sot këtu.

Porse, edhe sot kërkohet sakrificë, kërkohet përkushtim, duhet të martirizohemi në një formë tjetër, që mos të behëmi pre e të keqes, mëkatit që na robëron, na ndanë nga Zoti.

Don Marjani prëfundoi pretkun me lutje që të pajtohen njërëzit në mes vete, të falin sikurse falen martirët, sepse vetëm në paqe dhe dashuri mund të jemi hallk që lidhë të kaluarën, të tashmën dhe të ardhëm, për të mirën tonë dhe të mirën e familjeve tona.

Pas meshës ishte një koktej i përgatitur nga besimtarët. (nga Famullia e Bishtazhinit)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »