Mirënjohja lartëson zemrat

Nov 8 • Meditimi i ditës

8 nëntor 2016 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Tit 2,1-8.11-14; Ps 37,3-4,18.23.27.29; Lk 17,7-10)

 

Prania e Hyjit

Zot i dashur, më ndihmo që t`ia hap tërë qenien time pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime u bashkoftë me tënden.

 

Liria

Ftoje Shpirtin Shenjt që të të ndihmojë të shikosh ditën siç e shikon fëmija i porsalindur Jezusi. Çfarë gëzimi ke gjetur sot? Ku e ke ndier dashurinë e Zotit? Çfarë ke bërë sot për të përgatitur rrugën që Jezusi të lindë në këtë botë për ty?

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të jem më i/e vetëdijshëm/e për afërsinë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën time me falënderim për ato momente

kur përmes njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd për mua.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Lk 17, 7-10

 

7 Cili prej jush do t’i thotë shërbëtorit të vet që i punon tokën ose i ruan delet, kur të vijë në mbrëmje prej fushës: ‘Hajde e ulu me të shpejtë në tryezë!’ 8 a thua jo, përkundrazi, nuk do t’i thotë: ‘Bëje gati darkën, ngjeshu e më shërbe sa të ha e të pi unë njëherë e pastaj ha e pi edhe ti!?’ 9 A thua do ta falënderojë shërbëtorin pse zbatoi çka iu urdhërua? 10 Po kështu edhe ju, kur të kryeni gjithçka ju qe urdhëruar, thoni: ‘Jemi shërbëtorë të pavlefshëm. Bëmë vetëm atë që patëm detyrë të bëjmë. ’“

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Janë këto fjalë të ashpra të Jezusit. Ne e dimë se edhe një falënderim i vogël dhe njohja e një pune të bërë mirë mund t`i lartësojë Do të përpiqem sot që të gjej një rast për ta njohur dhe lavdëruar dikë jeta e të cilit është e mbushur me punë.
  • Duke kërkuar Hyjin, kurrë s`mund të mburremi apo të prehemi mbi famën vetjake. Do të ketë gjithmonë sfida të reja me të cilat duhet të ballafaqohem. Por, ndoshta e ngre veten lartë? Mund të mësoj nga një shenjtë i cili pat thënë: “Unë do t`i bëj këto gjëra me dashuri dhe vullnet të lirë, ose largohem nga “

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Ndërsa bisedoj me Jezusin, duhet të jem i/e gatshëm/e edhe të dëgjoj gjithçka që dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës që më vështron.

Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj brengat dhe gëzimet e mia.

Ia hapi zemrën time kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që të mund në plotësi t`i besohem kujdesit të tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë e di ç` është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe që luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »