Katedralja Nënë Tereza: Do të kremtohet meshë falënderimi për lumnimin e Martirëve Shqiptarë

Nov 11 • Kisha në Kosovë

 

Ipeshkvia e Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët e saj dhe njerëzit vullnet mirë që këtë të diele, 13 nëntor 2016, do të kremtojë Meshën e falënderimit për Lumnimin e 38 Martirëve Shqiptarë, të cilët u shpallën të lumë në Shkodër, më 5 shtator 2016. Mesha do të kremtohet në orën 11:00, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Delegati Apostolik për Kosovë, SH.T. Imzot Juliusz Janusz.

Me këtë rast, Delegati Apostolik Sh. T. Imzot Juliusz Januzs do të shpalle zyrtarisht edhe emërimin e Don Lush Gjergjit, Kapelan i Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që nënkupton titullin Monsinjor.

Në të njëjtën ditë, meshë falënderimi do të kremtohen në të gjitha famullitë e Ipeshkvisë së Kosovës.

Martirët e lumë Shqiparë, lutuni për ne!

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »