5 shkencëtarët katolik më me ndikim që nuk i dinit

Nov 12 • Opinion

Lexuesit e sotëm ndoshta do të habiteshin kur do të lexojnë për shkencëtarët botëror që ishin priftërinj apo rregulltarë katolikë. Habia vjen, mbase, si reagim nga një mendim i shtrirë gjithandej se shkenca është racionale dhe nuk ka të bëjë asgjë me fenë. Përkrahësit e këtij mendimi, të ndikuar nga një përqasje nihiliste ndaj shkencës dhe ndaj realitetit, përjashtojnë një përqasje të tërësishme për të arrirë tek e vërteta reale. E kundërta e këtij mendimi ka brumë kulturën shkencore europiane, e cila ka bërë që të jemi këtu ku jemi sot. Mendimi kritik shkencor dhe shenca moderne i ka rrënjët tek krishterimi mesjetar, ku arsyeja dhe feja kanë krijuar një shtrat të paprecendan në historinë e mendimit modern që bënë të lindin kërkimin shkencor drejt të vërtetave reale.

 

Në vazhdim mund të njiheni me 5 prej shkencëtarëve më me ndikim që ndoshta nuk i dinit.

 

1. ROGER BACON (1219-1294)Françeskan, akademik, “Gjyshi” i metodës shkencore.
Papa Klementi IV e kishte porositur të avanconte studimet kishtare në një stadi më të lartë, dhe nga kjo porosi lindën studime të jashtëzakonshme që do të ndikojnë në kërkimet shkencore, siç janë veprat e tija Opus Maius, Opus Minus dhe Opus Tertiae. Në kërkimet e tija përvoja praktike, empirizmi dhe eksperimentimi, ishin dy elemente kyçe që lidhnin teologjinë dhe shkencën. Kjo sot na duket e vetëkuptueshme, por atëherë ishte një gjë e re dhe revolucionare. R. Bacon ishte ai që futi matematikën si bazë për të kuptuar shkencat natyrore, sepse ai përmes saj mund të llogaritte saktë kalendarin, dmth. kohën, të bëjë progres në studimet e dritës/optika.

M0001840 Roger Bacon in his observatory at Merton College, Oxford. Oi Credit: Wellcome Library, London. Wellcome Images images@wellcome.ac.uk http://wellcomeimages.org Roger Bacon in his observatory at Merton College, Oxford. Oil painting by Ernest Board. By: Ernest BoardPublished: - Copyrighted work available under Creative Commons Attribution only licence CC BY 4.0 http://creativecommons.org/licenses/by/4.0/

Shkencëtarët e sotëm e marrin R. Bacon si atin e metodës shkencore. Në jetën e tij, shkenca, besimi fetar, bindja dhe përpjekjet akademike nuk ishin reciprokisht ekskluzive.

 

2. ATË ROGER BOSCOVICH, SJ (1711-1787)Jezuit, Avancoi matjen gjeometrike në astronomi.

Ishte një gjeni i vërtetë: fill pas përfundimit të sudimeve i ofrohet katedra e profesorit. Fusha e studimeve të tija ishte shumë e gjërë; teoria atomike, optika, matematika, fizika, arkitektura dhe astronomia.

roger-joseph-boscovich

Përpara se të shugurohej prift në Shoqërinë e Jezusit, ai botoi tetë disertacione shkencore në fushën e astronomisë dhe përdori gjeometrinë për të llogaritur orbitën e një planeti. Një krater në Hënë është emëruar sipas tij!
Teoria e Filozofisë Natyrore e At Boscovich-it ishte një punë që do të merret si pikë referimi në kohën e tij, dhe vazhdoi për t’u admiruar në shekujt e mëvonshëm.

 

3. ATË GEORGES LEMAITRE, SJ (1894-1966)Ati i teorisë së Big Bangut.
Atë Lemaitre ishte një bashkëkohanik i Albert Einstein dhe kishte bashkëpunuar me të në fushën e shkencës. Teoria e tij novatore ishte se “universi zgjerohet nga një pikë fillestare, të cilën ai e quajti ‘atomi zanafillor/i lashtë’, e cila u zhvillua në kundërshtim me teorinë mbizotëruese, se universi ishte në një gjendje të ngurtë.

Kundërshtarët e parë të Atë Georges ishin pikërisht shkencëtarët e famshëm,  si p.sh. Arthur Eddington (1882-1944) fizikan, që e definojë “të pështirë” idenë që Universi do të kishte një fillim. Hiq më pak se Alber Einstein e kishte refuzuar teorinë e Big Bang, duke e etiketuar si “të neveritshme” e duke parë atë si një përpjekje për ta propozuar në fizikë tregimin biblik të Zanafillës.

Gjithashtu Margharita Heck, nuk ishte e bindur me Big Beng-un, ndaj ajo shkruante në një libër të saj: “Unë mendoj se universi është i pakufishëm në kohë dhe në hapësirë, me fjalë tjera, se ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë.”

Edhe pse Atë Georges Lemaître nuk kishte bërë eksperiment për ta provuar formulimin e hipotezës së vet, megjithatë eksperimenti i Robert W. Wilson dhe Arno Penzias mbi rrezatimin e sfondit kozmik mikrovalë që bën të kuptohet zgjerimi i universit, i bërë disa vite më vonë, dhe botimi i rezultateve zyrtare nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics  në vitin 2013, treguan se sa relevant ka qenë  kontributi i jezuitit astronom.

fr_lemaitre

Teoria moderne e ditëve tona e Big Bangut ndryshon nga origjinali i Lemètrë, por ajo mbështetet tërësisht në punën e tij.

 

4. DR. THOMAS HILGERS Krijues i “Creighton Model Fertility Care System”

Një mjek i njohur dhe shkencëtar në fushën e Obstetrikës dhe gjinekologjisë, riprodhimit njerëzor.  Është themelues dhe drejtor i Institutit Papa Pali VI për studime të Riprodhimit Njerëzor, që gjendet në Omaha, Nebraska (USA). Hulumtimet e tij kanë rezultuar përputhshmërinë e mësimit kishtar mbi riprodhimin njerëzor sipas ritmit natyror të fertilitetit.

banner_catholicanswerslive

Një njeri që ka ndihmuar shumë çifte për ta jetuar njerëzishëm fertilitetin dhe fëmijët e tyre, pa patur nevojë për intervenca jo etike.

 

5. ATË ROBERT SPITZER, SJ (b. 1952)Fizikan dhe apologjet.

fr_spitzer

Ai e mban traditën e jezuitëve priftërinj-shkencëtarë; duke treguar se fusha e besimit fetar dhe arsyeja nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

I pranishëm në jetën publike dhe në debatet e nxehta me ateistët. Shkruan dhe publikon vazhdimisht mbi fizikën bashkëkohore dhe raportet e shkencës dhe fesë. Është një provë e kohëve tona se teologjia dhe shkenca janë dy krahët për tu ngritur tek e Vërteta.

Përgatiti: Revista “DRITA”

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »