Jezusi më thërret ta shikoj botën me sytë e tij

Nov 18 • Meditimi i ditës

18 nëntor 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 10,8-11; Ps 119,14.24.72.103.111.131; Lk 19,45-48)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit
në çdo pjesë të trupit tim, në gjithçka që më rrethon,
në tërë jetën time.

 

Liria

E lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat,

që t`i çelem gjatë kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që të mund ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke e ndjerë veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e pështjelluar?

Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.

Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur apo i/e zemëruar.

E pranoj atë çfarë jam duke ndjerë përnjëmend.

Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Lk 19, 45-48

 

45 Kur hyri në Tempull, zuri t’i dëbojë jashtë shitësit. 46 U tha:

“Shkrimi i shenjtë thotë:

‘Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje

e ju e bëtë shpellë cubash!’“

47 Çdo ditë mësonte në Tempull.

Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin, gjithashtu edhe krerët e popullit 48 por s’i gjetën assesi mënyrën, sepse mbarë populli e dëgjonte i rrëmbyer prej fjalëve të tij.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjtë:

 

  • Për dallim prej përfaqësuesve zyrtar të pushtetit dhe tempullit që ishin kokëfortë dhe të mbyllur, njerëzit ishin të hapur: në të njëjtën situatë dy reagime të ndryshme. Do të mendoj për shprehitë dhe reagimet e mia dhe do ta lus Jezusin që t`i formojë.
  • Jezusi më thërret në qartësi me të cilën ai e ka vështruar botën. Jam i krijuar për ta lavdëruar Zotin dhe detyra ime është që të shmang nga vetja gjithë atë çfarë nuk është e denjë „për tempullin tim“. 

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, rri pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër që do të të besoj gjithmonë.

Të falënderoj që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto disa momente vetëm me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »