Festa e Krishtit Mbret dhe inaugurimi i asfaltimit të rrugës në Famullinë e Stubllës

Nov 20 • Kisha në Kosovë

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, kremtoj meshën e shenjtë në Festën e Krishtit Mbret i Gjthithësisë në Famullinë e Stubllës dhe mori pjesë në inaugurimin e asfaltit të ri në këtë fshat.

Festa e Krishtit Mbret, bie në të dielën e fundit të ciklit liturgjik gjatë viti, kështu Kisha e përmbyll një cikël shërbimi edhe lutjeje dhe e fillon një cikël tjetër liturgjik, që është Koha e Ardhjes apo Adventi, përgatitja shpirtërore për festën e Krishtlindjes.  

Në predikimin e tij Imzot Dodë Gjergji theksoj rëndësinë dhe natyrën e festës, e cila mund të përmblidhet në këto fjalë: ta kërkojmë vazhdimisht Jezusin – Mbretin e gjithësisë – dhe ta pranojmë në zemrat tona, pasi ai është Krjuesi dhe Mbreti i butë dhe i përvujtë që na do. Ai është Ati i Mëshirshëm, që nuk e përjashton askënd nga mbretëria e tij, por paraprakisht kënaqet me pendimin e mëkatarëve, hapjen e zemrave të tyre për të banuar Shpirti Shenjt. Mesha ishte e transmetuar drejtpërdrejt nga Radio Maria e Kosovës.  

Në përfundimin e Meshës, Imzot Dodë Gjergji u drejtuar tek “Sheshi i Martirëve” ku mori pjesë në inaugurimin e asfalltimit të rrugës së Stubllës. Në fjalimin e tij falënderojë autoritetet qendrore dhe lokale për punën e bërë dhe i ftojë ata për investime të tjera për të mirën e banorëve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe pushteti lokal i Komunës së Vitisë.

Anton Gjergji

[wonderplugin_gallery id=”28″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »