Si reagoj kur ndihem i/e përjashtuar?

Nov 21 • Meditimi i ditës

21 nëntor 2016 – E hënë, Kushtimi i Shën Marisë Virgjër, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës:  Zah 2,14-17; Ps: Lk 1,46-55; Mt 12,46-50)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa je duke u përgatitur për këtë tërheqje të shkurtë shpirtërore, pusho një moment.

Merr disa herë frymë thellë dhe lejoji vetes të rritesh në heshtje.

Ji i/e vetëdijshëm/e për praninë dashuruese të Zotit në ty.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,

Dhe më tërheq kah gjithçka që është e mirë,

Duke më sjellë në plotësinë e jetës.

I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,

Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm

lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

Mt 12, 46-50

46 Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të. 47. Dikush i tha: [“Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.”]

48 Ai iu përgjigj atij që e lajmëroi:

“Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”

49 E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha:

“Ja, nëna ime e vëllezërit e mi! 50 Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur jam ndier herën e fundit se “prisja përjashta”? Kur ndihem në atë mënyrë a përpiqem të bashkëbisedoj për këtë me Jezusin?
  • Jam një anëtar i rrethit të brendshëm të familjes së Jezusit, sepse të paktën përpiqem të bëj vullnetin e Zotit. Kjo le të më bëjë sot të lumtur.

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?

Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?

Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?

Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »