At Gjergj Guxeta: Ati i kulturës Arbëreshe, në kujtim të 260-vjetorit të vdekjes

Nov 22 • Kisha ndër Shqiptarë

Sot, me datën 21 nëntor 2016, në Hore të Arbëreshëvet, selia e Eparkisë Italo-Arbëreshe në Sicili, u mbyllen manifestimet të programuara me rastin e 260-vjetorit të vdekjes të Shërbëtorit të Perëndisë At Gjegj Guxeta.

Fal punës së palodhshme të tij, Arbëreshët e Sicilisë gëzojnë deri me sot trashëgiminë gjuhësore, demoantropologjike dhe kishtare bizantine.

Kujtojmë këtu vetëm kryeveprën e tij: themelimi me 1734, në Palermo, të Seminarit Italo-Arbëresh, çerdha nga dolen priftërinj dhe dhespotë arbëreshe të denjë, shkrimtarë, poetë, njerëz të kulturës, të mjekësisë, të jurisprudencës, …

Programi u zhvillua në dy pjesë: pjësa historike-kulturore, në të cilën referuan profesorët Françesko Altimari, Matteo Mandala dhe Shaban Sinani, dhe pjesa shpirtërore, që u hapë me fjalen e Dhespotit Imzot Gjergj Dhimiter Gallaro dhe vazhdoi me referimet e piftërinjëve Torçivia dhe Kastanja.

Pas shtejtërimit të Nënë Terezës dhe lumnimin e 38 Martirëve të komunizmit, programi është mbajtur pikerisht për të shpejtuar procesin e lumnimit te At Gjergj Guxetes, gjë që do të ishte një tjetër gëzim i madh, jo vetëm për Arbëreshët, por për mbarë kombin tonë shqiptar.

Nga Prof.  Zef Chiaramonte, Palermo, 21 Nëntor 2016

[wonderplugin_gallery id=”30″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »