A jam rritur duke kaluar nëpër rreziqe?

Nov 23 • Meditimi i ditës

23 nëntor 2016 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës:  Zb 15,1-4; Ps 98,1-3b.7-9; Lk 21,12-19)

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe pa rënë në sy.

Ai vjen me dashuri dhe fuqi të pamasë.

Më përshkoftë gëzimi që jam në afërsinë e tij.

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendosi në duart e Hyjit – të paktën disa minuta sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë në lidhje me atë se si jam.

Si kaloi dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala


Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem aty, në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më rrëmben, që më flet personalisht.

 

Lk 21, 12-19

 

12 Mirëpo, para se të ndodhin të gjitha këto, do të vënë dorë në ju e do t’ju salvojnë; do t’ju dorëzojnë në sinagoga e në burgje, do t’ju qesin para mbretërve e para qeveritarëve për shkak të emrit tim. 13 Kjo do t’ju japë rast të jepni dëshmi.

14 Mbani mend: s’keni nevojë që më parë ta përgatitni mbrojtjen tuaj, 15 sepse unë do t’ju jap zotësinë e fjalës dhe urtinë, të cilën s’do të mund ta kundërshtojë as t’i bëjë ballë asnjë nga kundërshtarët tuaj. 16 Do t’ju padisin madje edhe prindërit, vëllezërit, farefisi e miqtë dhe disa prej jush do t’i vrasin.

17 Të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. 18 Porse, as një fije floku s’do t’ju bjerë prej kresë! 19 Me qëndresën tuaj do ta shpëtoni jetën tuaj.”

 

Ç` po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  Do t`ju padisin” madje edhe më të afërmit tuaj. Kur dështojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore, e kam të njohur të vërtetën e këtij paralajmërimi. Por a besoj se Zoti është shumë afër meje dhe kujdeset për mua – që “as një fije floku s’do të më bjerë prej kresë”? A më ndihmon kjo për të mbajtur ekuilibrin dhe integritetin tim?
  • “Me qëndresën tuaj do ta shpëtoni jetën tua.” Do të reflektoj se si jam përballur me kërcënime në të kaluarën time. A jam rritur duke kaluar nëpër to. Ndoshta tani jam më elastik, duke e ditur nga përvoja se Zoti gjithmonë vepron duke u përpjekur për të nxjerrë të mirën nga trazirat e mia.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus me Fjalën e Hyjit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më neveritet?

Ndërsa e imagjinoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje,

Duke u mbështetur në besimin e tij, si shoku shokut, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »