Zoti i gëzohet jetës sime

Nov 26 • Meditimi i ditës

26 nëntor 2016 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës:  Zb 22,1-7; Ps 95,1-7; Lk 21,34-36)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe të gjithë asaj që më rrethon.
Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të përzgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

qta në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetën të gërshetuar me shumë raporte – marrëdhënie me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa janë të shembura, disa të ndërprera:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i hidhëruar, i zemëruar, i zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Ps 95,1-7

 

1 Ejani t’i këndojmë Zotit,

t’i brohorisim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

2 T’i dalim para me falenderim,

t’i këndojmë këngë hareje!

3 Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti,

Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

4 Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës,

të tijat janë edhe majat e maleve,

5 i tiji është deti ‑ ai e krijoi,

duart e tija e formuan tokën.

6 Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij,

të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

7 Sepse ai është Hyji ynë,

ne jemi populli i kullotës së tij,

grigja që ai ruan.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimi të Shenjtë:

 

  • Zoti që i ka krijuar të gjitha sendet dhe të gjitha i mban në jetë gjen kohë për mua, më pret dhe më do. Do ta falënderoj për këtë.
  • Përfytyro diçka të bukur që është krijuar, me formën, ngjyrat dhe karakteristikat e saja. Gëzimi për shkak një bukurie të tillë nuk është asgjë në krahasim me gëzimin me të cilin Zoti gëzohet për shkak meje.

  

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »