A besoj se Zoti mund të më ndihmojë?

Dec 2 • Meditimi i ditës

2 dhjetor 2016, E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 29,17-24; Ps 27,1.4.13-14; Mt 9,27-31)

 

Prania e Hyjit

Hyji është me mua. Madje edhe më shumë: Hyji është në mua, ai bën që unë të ekzistoj.

Një moment do të pushoj në praninë jetëbërëse të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
Dhe më tërheq kah gjithçka që është e mirë,
Duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 9, 27-31

 

27 Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy të verbër duke bërtitur e thoshin: “Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!” 28 Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan e Jezusi u tha: “A besoni se mund ta bëj këtë gjë?” Ata iu përgjigjën: “Po, Zotëri!” 29 Atëherë ua preku sytë e tha: “U bëftë sipas besimit tuaj!” 30 Dhe atyre iu çelën sytë. Atëherë Jezusi i urdhëroi: “Kini kujdes! Askush të mos e dijë!” 31 Por ata, posa dolën, e përhapën zërin për të nëpër mbarë krahinën.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Nga këta dy të verbër mund të mësojmë të lutemi. “Ki mëshirë për mua, ki mëshirë për ne …” – sidomos kur lutemi për Kishën tonë dhe botën! “Brenda” kësaj lutjeje ndodhen të gjithat. Kjo mjafton!
  • Si i përgjigjem pyetjes së Jezusit: “A beson se unë mund të të ndihmoj?”
  • Çdo ditë më duhet ta ri-mësoj të them “Po, o Zot!”

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »