Motër Marie Claire: martire e veprimtarisë ungjillore për të drejtat e femrës

Dec 2 • Kisha në botë

 

Motër Marie Claire, rregulltare nga Kongregata e Françeskane e Krishtit Mbret, është vrarë brutalisht këtë të martë (29 nëntor) në zyrën së saj në Qendrën për formimin profesional “Mater Dei”, në Kongo. Agjensitë e lajmëve tregojnë për shkakun e vrasjes: ishte promovuese dhe mbojtëse e palodhur e të drejtat e grave.  Tv2000 raporton se m. Marie merrej me edukimin e vajzave, që nuk kishin mundësi apo nuk lejoheshin të shkolloheshin. Për këtë veprimtari bamirësie ungjillore ajo e pagoi me jetën e saj.

Jo shumë vite më parë, pikërisht në vitin 2014, janë vrarë për shkak të veprimtarisë së tyre ungjillore tri rregulltare misionare italiane Olga Raschietti, Lucia Pulici and Bernardetta Boggian, në Burundi të Afrikës.

Motër Marie i bashkohet listës së madhe të martive, grave e burrave të krishterë që e japin jetën gjatë veprimtarisë së tyre ungjillore; edukimin dhe arsimim, angazhimi për të drejtat e të pambrojurve, të drejtat e grave, për eliminimin e varfërisë… (D)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »