Njeti i lutjes së Papa Françeskut për muajin Dhjetor: “Të eliminohet plaga e fëmijëve ushtarë”

Dec 2 • Kisha në botë

“Në këtë botë, që ka zhvilluar teknologji të sofistikuar, shiten armë që përfundojnë në duar të fëmijëve ushtarë.”

Këto janë fjalët e Papa Françeskut, me të cilat e shpall njetin i lutjes për muajin dhjetor. Në videon e publikuar në internet, e shpërndarë në tetë gjuhë të botës, shfaqet një njeri nën një sfod të errët, i cili vesh rrobat ushtarake dhe vë rrypin me plumba. Pastaj e largon faculetën e bardhe nga fytyra dhe shfaqet një fytyrë e njomë e një fëmije.

Fjalët e Papës përcillen me fotografi të fëmijve duke luajtur, gazmor duke shkuar në shkollë, derisa Ati i Shenjtë Françesku porositë:

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur, që dinjiteti i fëmijëve të respektohet, dhe të ndalet kjo formë e skllavërisë. Ty, kushdo që je, nëse ndjenë dhembshuri sikurse unë, të kërkoj të bashkohesh në këtë njet të lutjes, që të eliminohet në gjitha pjesët e botës plaga e fëmijëve ushtarë.”- përfundon mesazhi i Papës.

Në këtë link e gjeni videomesazhin e Papës:

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »