CARITAS KOSOVA: Konferencë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Dec 3 • Kisha në Kosovë

Prishtinë, 30 Nëntor 2016 – Në kuadër të projektit kundër trafikimit me qenie njerëzore, Caritas Kosova ka organizuar konferencë senzibilizuese. Pasi që Drejtori Gjenerale bëri hapjen e konferences duke ilustruar aktivitet e Caritas Kosova në luften kundër trafikimit, panelistet nga  institucionet, përkatësisht Zyra e Koordinatorit Nacional (MPB), Policia e Kosovës – Drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz, Zyra e Kryeprokurorit shtetit, paraqitën situatën aktuale si dhe të ariturat në luftën kundër këtij fenomeni. Po ashtu, në panel ishte edhe Koordinatorja për Drejtësi, Liri, dhe Siguri nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë – Katerina Lopo, e cila diskutojë mbi rendësinë që BE të luftojë trafikimin edhe në kontekstin Kosovës.

Gjithashtu, Caritas Kosova ka ftuar një gazetar nga kallxo.com, i cili diskutoj mbi rolin që mediat luajn në parandalimin e trafikimit dhe raportimin e sakt të lajmeve mbi raste të trafikimit.

Caritas Kosova ka realizuar një hulumtim mbi nivelin e vetëdijsimit të qytetarëve mbi çështjen e trafikimit me njerëz. Rezultatet dhe rekomandimet e këtij hulumtimi u prezantuan për herë të parë në konferencë nga Fitim Uka, doktorant i Univeristetit të Freiburgut.

U promovua edhe doracaku “Parandalimi i trafikimit – Mbrojtja dhe Siguria e fëmijëve”, i cili është dizajnuar nga Caritas Kosova, e i cili përdorët për trajnime me stafin shkollor. (nga Caritas Kosova)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »