Meditim në Kohën e Ardhjes: PRITJE ME DURIM

Dec 5 • Këndvështrime

Një ndër lutjet e mia të preferuara që kam, është marr prej një letre të shkruar nga jezuiti françez, Atë Pierre Teilhard de Chardin, shkrimtar dhe paleontolog i njohur, i cili ka kaluar në amshim në vitin 1955. Lutja është një pjesëz nga letra e tij, që e nxit një të ri të ketë durim në jetë.

Para së gjithash” – kështu fillon letra – “beso në veprën e ngadaltë të Zotit. Ne duket se jemi natyrshëm të padurueshëm në gjithçka për të arrirë në fund pa vonesë.”

Kjo pjesëz e letrës së tij e këshillonte të riun të ketë durim në të gjitha gjërat, posaçërisht të ketë durim me vetveten.

Koha e ardhjes është periudhë që ka në qendër të saj durimin.

Figura qëndrore e kohës së Ardhjes, përveç tjerësh, është një nënë shtatzënë: Maria që e bartë në kraharor Jezusin.

Por kjo nuk është thjeshtë një pritje e mërzitshme, sikur që mund të jetë kur presim në trafik dritën e gjelbërt, pas një ndërprerjeje që shkakton drita e kuqe. Kjo është një pritje shpresëplote, feplote ndaj Zotit, i cili është duke përgatitur diçka emocionuese dhe  atë që Ai do të sjell, për ne është e papërfytyrueshme.

Megjithatë, pritja mund të jetë e vështirë. Dhe ndoshta gjëja me e vështirë është pritja për ndryshim të vetvetes. Të gjithë ne bartim një figurë për vetveten tonë, të cilën shpresojmë se do ta krijojmë një ditë: ndoshta do të bëhemi më të sjellshëm/përzemërt, më të lirë, më bujar. Por, ne nuk shohim se jemi duke përparuar për të arrirë atë. Apo, më mirë të themi, nuk shohim se po ecim mjaft shpejt për të arrirë atë.

Në këto raste, unë gjithnjë e kujtoj një përvojë nga ushtrimet e mia shpirtërore. Po i ankohesha udhëheqësit tim shpirtëror që nuk jam duke ndryshuar aq shpejt sa po dëshiroja. Ndihesha sikur të isha i bllokuar.

“Shiko në dritare”, më thonte. Ishin ditë vere. “Çfarë ngjyre ka ajo pemë?”

“Ngjyrë të gjelbërt”, ia kheva, duke vëshruar pemën e të gjelbërt.

“Çfarë ngjyre do të ketë në vjeshtë?” më tha.

“Të kuqe”, i thash.

Atëherë udhëheqësi shpirtërore mu përgjigj: “Askush nuk po e sheh se ajo po ndryshon”.

Beso në veprën e ngadaltë të Zotit.

(Autor: Atë James Martin SJ. Përkthimi: Rev. Drita)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »