Zoti i gëzohet gjërave të reja

Dec 11 • Meditimi i ditës

11 dhjetor 2016, e diel III e Ardhjes (A), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Is 35,1-6a.10; Ps 146,6c-10; Jak 5,7-10; Mt 11,2-11)

 

Prania e Hyjit

Në pikën e qetë të botës time që ndodhet në lëvizje,
në thelbin e qenies sime,
pres ta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
I Cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (shën Injaci)
Lus për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhuruar.
Këtë bekim ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Lutju Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 11, 2-11

 

2 Tashti, kur Gjoni dëgjoi në burg për veprat e Krishtit, dërgoi nxënësit e vet 3 për ta pyetur:

“A je ti ‘Ai që do të vijë,’ apo duhet të presim një tjetër?”

4 Jezusi iu përgjigj:

“Shkoni e tregojini Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni: 5 Të verbërit po shohin, të shqeptit po ecin, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen, të varfërve po u predikohet Ungjilli. 6 I lumi ai që nuk e bjerr besimin në mua!”

7 Kur shkuan ata Jezusi filloi t’i flasë turmës për Gjonin:

“Çka dolët të shihni në shkretëtirë? Kallamin që e luhat era? 8 Apo çka dolët të shihni? Njeriun që vishet me petka të bukura? Ja, ata që vishen me petka të bukura, ata banojnë në pallate mbretërore! 9 Po, pse atëherë dolët? Të shihni një profet? Po, po ju them: edhe më tepër se një profet, 10 sepse Gjoni është ai, për të cilin Shkrimi i shenjtë thotë:

‘Ja, unë po e dërgoj lajmëtarin tim para teje

që ta bëjë gati udhën tënde para teje!’

11 Përnjëmend po ju them: nga ata që u lindën prej grash nuk u ngrit asnjë më i madh se Gjon Pagëzuesi, megjithatë, më i vogli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Duket sikur programi i Jezusit nuk ishte ajo që Gjoni kishte pritu Jezusi i kushtohet shërimit dhe veprave të mëshirshme. Ato duhet të jenë shenja të mbretërisë së Hyjit. Jezusi pret që Gjoni këtë do ta kuptojë.
  • Rrugët e Hyjit nuk janë gjithmonë si Hyji nuk është i parashikueshëm. Ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj “shenjave të kohës” dhe ta pranojmë faktin se për Zotin, si duket, ndryshimi është i lehtë si dhe kënaqet duke bërë “gjëra të reja” (Is 48,6).

 

Bashkëbisedimi

O Zot, emrin tim e ke shkruar në pëllëmbët e duarve të tua.

Madje edhe nëse më harrojnë të tjerët, ti këtë nuk do ta bësh kurrë.

 

Përmbyllja 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe që luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »