Kori i Katedrales mban koncert me këngë Krishtlindjesh

Dec 14 • Kisha në Kosovë

Me rastin e ndezjes së dritave të Bredhit të Krishtlindjes në oborrin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, këtë të martë (13 dhjetor), Kori i Katedrales ka mbajtur një koncert të shkurtër me këngë të Krishtlindjes të udhëhequr nga Adelina Kolaj dhe Krishtina Perkola.

Këngët tradicionale të kërshëndellave që u kënduan janë:

  1. Kur shpirti im ndodhej në shkretëtirë
  2. Noeli i parë
  3. Erna dimri
  4. Nënë e bukur
  5. O natë e shenjtë
  6. Djali vogël me daulle
  7. Shko përhape nëpër male

Atmosfera e Krishtlindjes tashmë ndihet kudo, kurse këngët e krishtlindjes zënë vendin e parë të kësaj kohe, me një traditë të lashtë dhe të bukur krishterore. Kënga është tipar i njeriut të lumtur. E krishtlindjet janë lumturia e dhuruar prej Jezu Krishtit.

Të pranishmëve të rinjtë e Famullisë së Prishtinës përgatitën verë të vluar të përgatitur enkas për këtë ditë. (Rev. Drita)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »