20 të vërteta brutale për jetën, që askush nuk dëshiron t`i pranojë

Dec 15 • Këndvështrime

E vërteta mund të jetë e bukur, e shkëlqyeshme… por nganjëherë mjaft brutale. Ndoshta pjesën më të madhe të kohës më mirë e orientojmë tjetërkah, duke iu kushtuar “karrierës” dhe konsumit, videove dhe objektivave qesharake.

Por çështja është se në qoftë se ne i fusim kokat tona në rërë, jeta më lehtë mund të na godas në pjesët tona më të ndejshme, aty ku nuk e presim.

Ja 20 të vërteta rreth jetës që (pothuajse) askush nuk dëshiron t`i pranojë.

  1. Ti do të vdesësh.Dhe ti nuk e di kur. 

Jeta është e çmuar për shkak se ajo e ka një mbarim. Ashtu si kjo ditë e sotme. Le të mos presim më gjatë, le të fillojmë sot me atë që është e rëndësishme për ne.

  1. Të gjithë ata që ti i do, do të vdesin dhe ti nuk e di kur.

Mund të jetë tepër vonë për të vendosur – për të kërkuar falje. Ose për të qenë i dashur, ose për të kaluar më shumë kohë së bashku. Kur bëhet vonë mundemi vetëm duke ndier keqardhje të madhe të qajmë mbi varre pse nuk kemi pasur kujdes sa duhet më parë

  1. Dashuria nuk është e mjaftueshme.

Disa njerëz thjeshtë nuk përshtaten. Shabllonet e tyre, nevojat dhe përvojat e tyre përplasen, e bëjë lidhjen ferr. Dashuria e vetmuar nuk zgjidh probleme.

  1. Dashuria ndaj vetvetes nuk është e mjaftueshme.

Ne jemi krijesa shoqërore.Kemi nevojë për të tjerët. Pavarësia absolute është iluzion.

  1. Ëndrrat dhe talentet e mëdha nuk janë të mjaftueshme.

Pa shumë punë dhe qëndresë dhe pas goditjeve pa vendosur të çohesh sërish, ne nuk do të shkojmë larg. 

  1. Ti mund të japësh më të mirën tënde dhe megjithatë të dështosh.

Shumë gjëra janë jashtë kontrollit tonë.

  1.  Paraja dhe pasuria nuk të bëjnë më të lumtur.

Asnjë vetmi, asnjë trishtim, asnjë zbrazëti e brendshme nuk është shëruar ndonjëherë me anë të posedimit.

  1. Sa më shtrëngueshëm e kërkon lumturinë, aq më shpejt largohet ajo nga ti.

Lumturia është e mundur vetëm këtu dhe tani – duke i thënë Po çdo gjëje që është.

  1. Ti nuk mund t`ua bësh qejfin të gjithëve

Në qoftë se e provon një gjë të tillë, vetë do të sharrosh. Jo të gjithë do të na duan (edhe pse ndoshta këtë nuk mund ta marrësh me mend). Nëse përshtatemi, ndoshta do të na pëlqejnë të tjerët, por për diçka që ne nuk jemi. T`i qëndrosh vetes besnik na jep krahë, me të cilat lehtë mund të fluturojmë mbi disa opinione të njerëzve të tjerë.

  1. Ti nuk do ta pranosh veten kurrë, në qoftë se mendon se më parë të duhet të ndryshosh këtë apo atë.

Nuk është problemi te të metat tona, por te kërkesat tona jo realiste, çnjerëzore lidhur me veten tonë.

  1. Askush nuk kujdeset se çka premton ti.

Ajo që ka rëndësi janë veprimet e tua. “Ajo çka ti bën, flet me zë aq të lartë sa që unë nuk mund të dëgjoj atë që ti po thua”, thoshte filozofi Ralph Waldo Emerson. 

  1. Jeta jote kurrë nuk do të jetë e përkryer dhe as e lirë nga dhimbja.

Por pa rëndesë, e lehta nuk do të ishte e lehtë, pa dhimbje nuk do të mund të çmohej lumturia. Përveç tjerash shpesh herë na çelen sytë: marrëzitë, dështimet paskan qenë në fakt ari, na kanë aftësuar të rritemi dhe ta përshtatim orientimin tonë, na kanë bërë më të fortë dhe më të mençur.

  1. Jeta nuk është fer/e drejtë.

Ajo nuk është as e padrejtë. Ajo nuk është kundër nesh. Asaj thjesht nuk i intereson. Dhe nëse jemi të sinqertë, nga koha në kohë kjo është edhe një lajm i mirë, apo jo?

  1. Fjalët e tua kanë fuqi.

Shprehe atë që është e rëndësishme për ty. Por të jesh i kujdesshëm. Zgjidhi fjalët e tua me urtësi. Ato mund të turpërojnë, të shkaktojnë luftëra, të bëjnë të pikojnë gjak zemrat dhe njerëzit të hidhen nga ura. Ose të tjerat të ndërtojnë, të japin zemër dhe kënaqësi.

  1.  E kaluara qëndron e patundur.

Përjetë. Ajo që është bërë, është bërë. Faqet e së kaluarës janë të shkruara. Nuk ka asnjë gomë që do ta shlyente. Por, për aq kohë sa kemi frymë, gjithmonë mund të mësojmë nga ajo dhe pastaj të fillojmë një kapitull të ri (duhet sigurisht të ndalojmë së rrokullisuri të vjetrën vazhdimisht).

  1. Ti nuk mund t`i ndryshosh apo t`i shpëtosh njerëzit e tjerë.

Kjo nuk është në fuqinë tonë, se çka bën apo nuk bën tjetri. Nganjëherë kemi provuar gjithçka dhe nuk mundemi të bëjmë asgjë më tej se të shpresojmë. Dhe nganjëherë na duhet të ecim, kur të qëndruarit në një vend na shkatërron.

  1. “Unë nuk mundem” zakonisht do të thotë “Unë nuk dua”.

“Në qoftë se ti do diçka i gjen edhe mënyrat. Kush nuk dëshiron diçka, ai gjen justifikime.”

  1. Ajo çka ti e ndrydh, kthehet për të të marrë.

Ne nuk mund t`iu ikim problemeve dhe emocioneve tona të vështira. Sa më shumë e provojmë një gjë të tillë, aq më shumë ato rriten në brendësinë tonë si një jashtëtokësor, dhe në njëfarë kohe na gllabërojnë. Ajo që ne nuk lejojmë, nuk mund të na lëshojë.

  1. Askush nuk do të të shpëtojë.

Nuk ka kalorës, as engjëll, as guru shpirtëror, as psikiatër, as partner. Ne mund të kemi përnjëmend nevojë herë pas here për ndihmë, por në fund vetëm ne mund t`i ndihmojmë vetes sonë. Duke dëgjuar zemrat tona dhe mësojmë ta ndjekim atë.

  1. Ti ke vetëm “shumë pak kohë”, për shkak se je duke e humbur atë.”

Jeta është e gjatë mjaftueshëm,” pat thënë Seneka. Së paku për shumicën prej nesh. Ajo që na mungon nuk është koha, por vendimi për ta përdorur atë siç duhet.

(Burimi: www.mymonk.de. Përkthimi: P. Shtjefën Dodes SJ)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »