A sjell sadopak dritë në errësirën e jetës së ndokujt?

Dec 16 • Meditimi i ditës

16 dhjetor 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 56,1-3a.6-8; Ps 67,2-7; Gjn 5,33-36)

 

Prania e Hyjit

Ajo që është pranë meje është diçka që do të më formojë dhe udhëheq.

Mendohem për praninë e Zotit: në mua, ai është gjithmonë këtu, gjithmonë me dashuri,

në mesin e shumë ndikimeve që më rrethojnë dhe prekin.

Ndalem dhe lus që Zoti

të më formojë dhe udhëheq, tani në këtë moment.

 

Liria

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi

Kur t`i kthehem detyrave të mia të përditshme,
ma përkujto, o Zot,
se gjithmonë je pranë meje.
Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 5, 33-36

 

33 Ju dërguat disa njerëz te Gjoni

dhe Gjoni e dëshmoi të vërtetën.

34 Unë nuk kam nevojë për dëshmi të njeriut,

por ua përmend këtë që ju të shëlboheni.

35 Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte,

por juve ju pëlqeu të kënaqeni në atë dritë vetëm për një çast.

36 Por unë e kam një dëshmi

më të madhe se atë të Gjonit:

veprat që Ati m’i besoi për t’i kryer;

pikërisht këto që unë kryej,

dëshmojnë për mua

se më dërgoi Ati.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Gjoni ka qenë flakë që digjej dhe rrezatonte. Ata që punojnë me të varfrit dhe të margjinalizuarit janë drita të shkëlqyera të kohës sonë. Do të lus që të mund të sjell bile pak dritë në errësirën e jetës së ndokujt.
  • Jezusi është i qartë për misionin e vet – ai vjen prej Atit. Edhe misioni im është i qartë: Zoti dëshiron që të jetoj nga kjo dashuri e pakusht. E pra, a e dëshiroj këtë mision? Do të bisedoj për këtë me Jezusin.

 

Bashkëbisedimi

Ç`po ndodh në mua kur lus?
A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo indiferent?
E paramendoj Jezusin se si qëndron apo është ulur afër meje
dhe ia tregoj të gjitha ato që ndjej.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »