Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë Ambasadorin e ri të Francës Sh. T. Didier Chabert

Dec 16 • Kisha në Kosovë

 

Prishtinë, 16 dhjetor 2016 – Në orët e pasdites së sotme, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë ambasadorin e ri të Francës, Sh. T. Didier Chabert.

Vizita, e cila zgjati një orë në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës në Prishtinë, u përqendrua rreth njohjes së ndërsjellët, rreth historisë dhe të tashmes së Kishës Katolike në Kosovë, marrëdhëniet ndërfetare dhe ekumenike dhe gjendjen e përgjithshme të vendit tonë.

Imzot Dodë Gjergji ka falënderuar Ambasadorin Chabert për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë të vazhdojë bashkëpunimin shumë të mirë që ka qenë deri me tani mes Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ipshkvisë së Kosovës për çështje që janë në interes të dy palëve dhe në dobi të qytetarëve të vendit tonë. /Drita/

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »