Programi i Festës së Krishtlindjes (24-25 dhjetor 2016) – Katedralja Nënë Tereza Prishtinë

Dec 22 • Kisha në Kosovë

Ipeshkvia e Kosovës me gëzim shpall programin e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që të na bashkëngjiten në gëzimin e festës së Lindjes e Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit.

 

PROGRAMI

 

E shtunë,  24 dhjetor 2016  – VIGJILJA E KRISHTLINDJES

Ora 18:00: Pritja solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016.

Ora 23:30: Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

 

E diele, 25 dhjetor 2016 – DITA E KRISHTLINDJES

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë.

Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.

Ora 17:00: Mesha në gjuhën angleze, në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë

Ora 18:00: Mesha në Kishën Shën Ndou në Ulpianë, Prishtinë

Ejani të kremtojmë së bashku gëzimin e Lindjes së Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit. Gloria in exelsis Deo!

Për shumë mot Krishtlindja!

Ipeshkvia e Kosovës

 

Comments are closed.

« »