Për shumë mot Kërshëndellat!

Dec 24 • Opinion

Të dashur bashkëpunëtorë,
të nderuar lexues e lexuese
dhe të gjithë ju dashamirë, përkrahës dhe njerëz vullnetmirë!

 

Revista  DRITA me kënaqësi të madhe
Ju përcjell bekime për Festën e Krishtlindjes,
me urimin tradicional të të parëve tanë: “Për shumë mot Kërshëndellat”.

 

Lindja e Jezu Krishtit, Mishërimi i Fjalës,
është Drita jonë.
Drita që ngroh zemrën e njeriut
me rreze dashurie.
Drita që përdhel ëmbëlsisht çdo kreatyrë.

 

E paçi këtë Dritë
gjithnjë të ndezur në jetën tuaj!

 

Shën Augustini, një teolog, filozof dhe shenjtë i madhe,
e përshkruan në këtë mënyrë kuptimin e Krishtlindjes:

 

“A mund të kishte mëshirë më të madhe ndaj nesh, të palumve,
se sa ajo, që e nxiti Krijuesin e qiellit të zbresë nga qielli
dhe Krijuesin e tokës të mishërohet në një trup të vdekshëm?

 

Po ajo mëshirë e nxiti Zotin e botës
të vishet me natyrën e shërbëtorit,
në mënyrë që,
megjithëse [Ai vetë] bukë, të kishte uri,
megjithëse ujë i gjallë, të kishte etje,
megjithëse pushteti vetë, të bëhej i brishtë,
megjithëse shëlbimi, të plagosej,
megjithëse vetë jeta, të vdiste.

 

Dhe e gjithë kjo,
për të shuar urinë tonë,
për të pakësuar etjen tonë,
për të mposhtur brishtësinë tonë,
për të zhdukur ligësinë tonë,
për të ndezur bamirësinë dhe dashurinë tonë”.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »