Imzot Dodë Gjergji, 10 vjet në drejtim dhe shërbim të Kishës Katolike në Kosovë

Dec 26 • Kisha në Kosovë, Uncategorized

 

Sivjet mbushen dhjetë vjet, që Imzot Dodë Gjergji, biri i Kishës sonë, pas një shërbimi shumëvjeçar në Kishën e martirizuar në Shqipëri, Papa Benedikti XVI e thërret të kthehet për të drejtuar Kishën tonë në Kosovë, pasi që ipeshkvi ynë i nderuar dhe shumë i dashur Imzot Mark Sopi kishte kaluar në amshim papritmas.  

Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm dhe për ta falënderuar Zotin për ecjen e përbashkët për këto vite, e njëkohësisht për ta lutur Shpirtin Shenjt të na udhëheq me urti e përkushtim në të ardhmen që na pret, të martën, më 27 dhjetor, në ora 18:00, Imzot Dodë Gjergji do të kremtoj meshën në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë, bashkë me klerin, rregulltarët dhe rregulltaret, besimtarë e njerëz vullnetmirë.

Ju ftojmë të na bashkëngjiteni për të bashkëndarë gëzimin e këtoj përvjetori, që është një dhuratë e Zotit për Kishën tonë. /Drita/

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »