Çka kërkoj në jetë?

Jan 4 • Meditimi i ditës

4 janar 2017 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Gjn 3,7-10; Ps 98, 1,7-8,9; Gjn 1, 35-42)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.
E marr me mend se gjithçka rreth meje,
ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,
rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjitqë më njeh në mënyrë intime,
dhe mëpranonkrejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes tëjem i/e sinqertënë lidhje memënyrën se sijam duke e ndier veten.
Si ishtedita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje meatë që kampërjetuar,
dhese si jam përgjigjur?
I ndajndjenjat e miahaptazime Zotin.

 

Fjala e Zotit

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit avash, disa herë,
dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 1, 35-42

 

35 Të nesërmen prapë ishte Gjoni bashkë me dy prej nxënësve të vet dhe, 36 kur e pa Jezusin duke kaluar andej, tha:
“Ja, Qengji i Hyjit!”
37 Dy nxënësit e tij dëgjuan ç’tha dhe u nisën pas Jezusit. 38 Jezusi, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti:
“Çka kërkoni?”
Ata iu përgjigjën:
“Rabbi, [që do të thotë: Mësues], ku banon?”
39 “Ejani e shihni!” ‑ iu përgjigj. Ata shkuan e panë ku banonte dhe atë ditë ndenjën tek ai. Ishte rreth orës dhjetë.
40 Njëri prej atyre të dyve që, kur e dëgjuan Gjonin, u nisën pas Jezusit, ishte Andreu, i vëllai i Simon Pjetrit. 41 Ky më të parin gjeti vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha:
“E gjetëm Mesinë [që do të thotë: të Shuguruarin]!”
42 Dhe e solli te Jezusi. Jezusi e shikoi dhe i tha:
“Ti je Simoni, biri i Gjonit! Ti do të quhesh Kefë!” [që do të thotë: Pjetër‑Shkëmb].

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Gjon Pagëzuesi ishte i gatshëm t`i linte dishepujt e tij të shkonin: e dinte se identiteti i tij nuk qëndronte në faktin se sa nxënës/pasues kisht Pa marrë parasysh se sa shumë ngushëllim mund të kem nga miqtë personalë do të lutem të kem lirinë që kishte Gjon Pagëzuesi: të kem parasyshqëllimin ejetës.
  • Do t`i lejoj Jezusit të më pyet: “Kë po e kërkoj?”, “Çfarë po dëshiroj?” Do t`i flas me ndershmëri duke ia shpalosur atë që kam në zemër. Dhe ndërsa zbulohen ëndrrat e mia, i lejoj të më bekojë dhe të më ftojë t`i afrohem më shumë.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.
Më mëso që të kem mirëbesim fëmijëror në ty.
Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më lëshosh.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »