Jezusi të thërret edhe ty me emër

Jan 9 • Meditimi i ditës

 9 janar 2017 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Heb 1,1-6; Ps 97,1.2b.6.7c.9; Mk 1,14-20)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua, se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempullin e tij…

 

Liria

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,
duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.
Lus për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit Shenjt që të më mbushë me plotësi.

 

Bashkëbisedimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën,
guximin dhe zhvillimin?
Duke i shikuar disa muaj të mëparshëm, a jam i/e aftë t`i vërej
cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla, do të vendosi që edhe në të ardhmen
t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Ndalu një moment dhe lexoje Fjalën e Zotit pa u ngutur.
Lexoje më shumë se një herë.
Nëse diçka më flet, thjesht qëndroj në atë vend dhe e shijoj.
Provoj të kuptoj çfarë po më flet Zoti ndërlidhur me jetën time.

 

Mk 1,14-20 14

 

Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit.
Thoshte: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!”
Ndërsa po kalonte bregut të Detit të Galilesë, Jezusi pa Simonin e Andreun, të vëllanë e Simonit, duke gjuajtur peshk ishin peshkatarë. Jezusi u tha: “Ejani pas meje e do t’ju bëj peshkatarë njerëzish!” Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij. Si eci edhe pak, pa Jakobin e Zebedeut e vëllain e tij, Gjonin: ishin në lundër e po arnonin rrjetat. Menjëherë i thirri edhe ata. Ata lanë të atin e vet Zebedeun në lundër bashkë me mëditësit dhe shkuan pas tij.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Dy gjëra na bëjnë të vështirë për ta dëgjuar thirrjen e Jezusit për të qenë me të dhe për të ndarë me të përpjekjet e tij. E para, janë kufizimet tona dhe ndjenja e vazhdueshme e paaftësisë. Kurse e dyta është fakti se, edhe pse ka ecur në tokë, Jezusi është i lartësuar si Hyj. 
  • Nëse dëshiron të lutesh mbi këtë realitet qëndro me Jezusin në një vend të vetmuar. Lejoi Jezusit që të të thërras edhe ty me emër. Qëndro me Jezusin si miku me mikun.

 

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta çeli zemrën. Mund të të them gjithçka më mundon.
E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.
Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua, Se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe  sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »