Ndarja e vendbanimeve katolike shqiptare

Jan 17 • Histori

Nga Engelbert Deusch[1]

 

Ky shkrim është një pjesë nga libri i Engelbert DeuschDas k. (u.).k. Kultusprotektorat im albanischen Siedlungsgebiet in seinem kulturellen, politischen und wirtschaftlichen Umfeld, Wien 2009, f. 1035.” Në këtë libër shfaqen interesante disa të dhëna statistikore dhe emërtime vendesh që jepen në aktet dhe studimet e ndryshme mbi rajonet e banuara me shqiptarë. Për lexuesit e Dritës duhet të sqarojmë një pasaktësi. Kur thuhet se në Letnicë ka pasur bullgarë katolik, në fakt, autori vetëm se sjell një citat, që nuk është një e dhënë statistikore dhe identitare nga vetë autori. Për hir të së vërtetës, duhet të thuhet se disa fshatra përreth Letnicës kanë qenë të banuara me popullatë kroate, jo me bullgare katolike. Ndryshe, kjo është vetëm një pjesë e librit në përkthim e sipër (vër. e përkthyesit).

 

Në aspektin kishtar në mesin e shek. XIX vendbanimet shqiptare ndahen në tre argjipeshkvi.

 

  1. Argjipeshkvia e Tivarit (Bar) – Krahina kishtare Albania[2]

Ipeshkvijtë sufragane: Shkodër (Scutari)[3] – Sapë ose Zadrima[4] – Lezhë (Alessio)[5] – Pulti.[6]

           

Papa Piu i IX me anë të brevës së tij të datës 15 mars 1867 e ngritë ipeshkvinë e Shkodrës në argjipeshkvi dhe në metropolitane, e njëkohësisht e bartë edhe qendrën e metropolitit të ri nga Tivari në Shkodër.[7] Në atë kohë, Shkodra ishte qendra e një konsulli austriak dhe francez. Të dy përfaqësuesit ishin të gatshëm të viheshin në mbrojtjen e të drejtave të fesë katolike. Pas vdekjes së monsinjor Karl Pooten, në janar 1886, i cili ishte argjipeshkvi i parë i Tivarit dhe Shkodrës, do të shkëputet argjipeshkvia e Tivarit nga ajo e Shkodrës dhe bëhet e pavarur. Sapa, Lezha dhe Pulti mbesin nën Shkodrën. Tivari fitohet nga Mali i Zi e kështu ajo shtrihej jashtë Turqisë. Me konkordatin me Selinë e Shenjtë të 18 gushtit 1886, principata e njeh juridiksionin e argjipeshkvit të ri mbi katolikët në Mal të Zi dhe i ofron, pos të tjerash, edhe një rrogë vjetore prej 5.000 frangash.[8] Kjo argjipeshkvi ishte në varësi të drejtpërdrejtë të Romës.[9] 1913 principata do të përpiqet famullitë që kishte okupuar vetë t`ia bashkojë argjipeshkvisë së Tivarit, tendencë kjo e cila arrihet të mënjanohet me intervenimin austrohungarez tek Selia e Shenjtë. Argjipeshkvi i Shkodrës rreth 1900 ishte ende metropolit i ipeshkvit të Beogradit-Smederevës.

 

  1. Arqipeshkvia e Durrësit – Provinca kishtare Romelia[10]

Në shek. XIX Mati ishte kufiri mes argjipeshkvisë së Tivarit dhe Durrësit. Kjo krahinë kishtare përfshinte përveç Matit edhe gjithë Shqipërinë e sotshme Jugore, gjithë Epirin deri te Gjiri i Artës.[11]

 

  1. Argjipeshkvia e Shkupit (Skopia, Scopia, Skopje, Üsküb)- Krahina kishtare Serbia (Servia)[12]

 

Arqipeshkvia e Tivarit

Në mesin e shek. XIX kjo argjipeshkvi kishte diku vetëm 3. 000 katolikë. Në Shestan dhe Livari është folur shqip, ndryshe serbisht në Tivar po ashtu turqisht dhe shqip.[13]

Rreth v. 1900 përbëhej prej 8 famullive:

  1. Tivari (rreth 1850): 3.200 shpirtra, nga këta 420 katolikë, 2.354 mysliman, 370 ortodoks, 56 ciganë.[14]
  2. Brca (Berza).
  3. Ulqini (Dulcigno).
  4. Livari: 44 katolikë, Mysliman ?.
  5. Shestani (Scestani): 879 shpirtëra – 579 katolikë, 300 ortodoks.[15]
  6. Shpizh (Spizza), Shushani (Susciani), 8. Zupçi (Zupci).

Me nënshkrimin e konkordatit argjipeshkvia e Tivarit në çështjen e protektoratit të kultit austriak do të luaj rol të vogël. Argjipeshkvijtë duhej të ishin malazez, ata janë financuar nga princi. Me anë të shkollimit principata përpiqej t`i sllavizojë katolikët që flisnin ende shqip. Famullitë françeskane Podgorica, Triepshi dhe Kuqit (Koçia) i takonin misionit të Kastratit dhe i mbesin argjipeshkvisë së Shkodrës.

 

Argjipeshkvia e Shkodrës

Në argjipeshkvinë e Shkodrës, sipas Piskos, jetonin në vitin 1890 vetëm 63.760 shpirtra (36.396 katolikë, 25.904 mysliman dhe 1.460 ortodoks).[16] Në vitin 1890 gjithsej ishin 25 famulli; për 17 prej tyre kujdeseshin dioqezanët dhe tetë famullitë e misionit të Kastratit furnizoheshin përherë nga françeskanët.[17]

Sipas vendqëndrimit të priftit janë emëruar edhe territoret e famullive, që nganjëherë mund të ishte në ndonjë fshat i vogël i parëndësishëm.

  1. Barbullush, (Hahn e quan Barbaluschi):[18] kishte 1.550 shpirtra nga këta 800 ishin katolikë, 750 myslimanë.
  2. Beltojë: 415 shpirtra prej tyre 335 katolikë e 80 mysliman.
  3. Bërdicë (sipas Hahn Berditza): 1.037 shpirtra prej tyre 537 katolikë, 500 mysliman, dhe disa ortodoks.
  4. Bushat (Hahn: Buschati): 1.850 shpirtra prej tyre 900 katolikë, 950 mysliman.
  5. Dajç (Hahn: Daitschi)[19]: 1.020 shpirtra prej tyre 890 katolikë e 130 mysliman.
  6. Jubani (Hahn: Jubani): 977 shpirtra prej tyre 677 katolikë, 300 mysliman. Vendqëndrimi i më hershëm i argjipeshkvit të Shkodrës.
  7. Klesna (Hahn: Bria): 1.901 shpirtra prej tyre 451 katolikë, 1.450 mysliman.
  8. Kukël: 134 shpirtra, vetëm katolikë.
  9. Obot (Hahn: Obotti): 410 shpirtra prej tyre 398 katolikë, 12 mysliman.
  10. Pulaj: 751shpirtëra prej tyre 701 katolikë, 50 mysliman.
  11. Rrenc: 767 shpirtra prej tyre 687 katolikë dhe 80 mysliman.
  12. Riolj: 3. 000 shpirtra prej tyre 2.400 katolikë e 600 mysliman.
  13. Shkreli (Hahn: Schkrelli): 5.200 shpirtra prej tyre 5.000 katolikë e 200 mysliman.
  14. Shkodër (Hahn: Skodra): 27.900 shpirtra prej tyre 9.000 katolikë, 16.900 mysliman e 2.000 ortodoks.
  15. Sheldi (Hahn: Scheldnia): 421 shpirtra prej tyre 396 katolikë e 25 mysliman.
  16. Shirokë (Hahn: Schiroka): 778 shpirtra prej tyre 728 katolikë e 50 mysliman.
  17. Trushi (Hahn: Trunschi): 294 shpirtra prej tyre 229 katolikë e 65 mysliman.
  18. Boka (e famullisë së Shkrelit) – në 1897 ekzistonte ende. Sipas të dhënave personale të ministrisë së jashtme të monarkisë në vitin 1913/14 ekzistonte edhe më tutje.
  19. Monte Kolei
  20. Pentari i famullisë Dajç dhe
  21. Reçi Lohe

 

Misioni Katrati

  1. Rapsh (Hahn: Gunschi, Mihačevič: Rapscha): 1.849 shpirtra prej tyre 1.800 katolikë, 49 mysliman.
  2. Bajza (Baiza sot Jvanaj) – Katrati i Poshtëm: 1.630 shpirtra prej tyre 1.350 katolikë, 280 mysliman. Famulli prej 1825.
  3. Gruda (Hahn: Exschewa)[20]: 1.690 shpirtra prej tyre 1.200 katolikë e 490 mysliman.
  4. Nikçi: 932 shpirtra prej tyre 882 katolikë e 50 mysliman.
  5. Katrati i Epërm: 1.319 shpirtra prej tyre 1.228 katolikë, 91 mysliman. Përveç famullitarit aty qëndronte edhe prefekti i misionit.
  6. Selcë: 2.220 shpirtëra, prej tyre 2.218 katolikë, 2 mysliman.
  7. Traboinë (Hahn: Goїdien): 1.890 shpirtra vetëm katolikë.
  8. Vukli (Hahn: Wukli): 1.185 shpirtra vetëm katolikë. Në vitin 1908 shtohet
  9. si famulli edhe Vuksan Lekaj që pason nga ndarja e pjesëve të famullisë së Grudës, Traboinit dhe Rapshës. Famullia përbëhej prej 5 fshatrave me 397 shpirtra.[21]

 

Dioqeza e Sapës

1890: 20.238 shpirtra (19.828 katolikë, 1.310 mysliman), 25 famulli.

  1. Babë (Babba): 365 shpirtra prej tyre 285 katolikë e 80 mysliman.
  2. Berishë (ose 1868: Alsiccia, Hahn: Alsitschia)[22]: 1.700 shpirtra vetëm katolikë.
  3. Blinisht (Hahn: Blinischt): 472 shpirtra, vetëm katolikë.
  4. Qelëza (Qelzë, Cielsa, Hahn: Tscheleça): 2.750 shpirtra vetëm katolikë.
  5. Kozel (Codelli, Hahn: Kodelli): 135 shpirtra vetëm katolikë.
  6. Dajç (Daici, Hahn: Daїschi): 562 shpirtra vetëm katolikë.
  7. Dushi (Dusci, Hahn: Ober – u. Unter –Duschi):515 shpirtra vetëm katolikë.
  8. Fierzë (Fierdha), 1868: Fiersa (Hahn: Fjerza): 3.420 shpirtra prej tyre 3.240 katolikë, 180 mysliman.
  9. Gjadri (Ghiadri): 438 shpirtra prej tyre 388 katolikë e 50 mysliman.
  10. Gramsh (Gramši, Hahn:Grammesi): 345 shpirtra gjithë katolikë.
  11. Gryka e Gjadrit (Hahn: Grüka Gjadri): 279 shpirtra vetëm katolikë.
  12. Hajmel (Hahn: Haimelli): 824 shpirtra prej tyre 694 katolikë e 130 mysliman.
  13. Kçirë (Hahn: Kschira): 726 shpirtra vetëm katolikë.
  14. Komanë (Hahn: Komani): 900 shpirtra vetëm katolikë.
  15. Laç: 920 shpirtra prej tyre 560 katolikë e 360 mysliman. (Një famulli me emër të njejtë e kemi në arqipeshkvinëe Durrësit –Durazzo).
  16. Mazrek (1868:Massareču, Hahn: Massareku): 500 shpirtra vetëm katolikë.
  17. Mnelë (Hahn: Mnella):500 shpirtra vetëm katolikë.
  18. Naraç (Hahn: Narasi): 580 shpirtra vetëm katolikë.
  19. Nënshat (Hahn:Ndenschjatti): 1.115 shpirtra prej tyre 1.050 katolikë, 65 mysliman. Qendra e ipeshkvit.
  20. Pistull (Hahn:Pistoli): 465 shpirtra prej tyre 320 katolikë e 145 mysliman.
  21. Shkjezë (Hahn: Skiessi):365 shpirtra prej tyre 315 katolikë e 50 mysliman.
  22. Shllak (Hahn: Schialagu ose Schlagu): 1.590 shpirtra vetëm katolikë.
  23. Troshan (Hahn: Troschiani): 562 shpirtra prej tyre 462 katolikë e 100 mysliman. Aty kemi manastirin e madh të françeskanëve. Në aktet konsullore të shumtën e raste e kemi Troschani dhe Trošani.
  24. Vjerdhë (ahnHaHHHahn: Wjerda): 510 shpirtra prej tyre 360 katolikë e 150 mysliman.
  25. Vigu (Hahn: Wigu): 600 shpirtra gjithë katolikë.

Në vitin 1894 shtohen edhe dy famulli.

  1. Dardhë
  2. Ibalija kjo ndodhë kurë françeskanët marrin mbi vete Fierzën dhe bëjnë ndarjen e kësaj famullie të madhe e cila më parë përfshinte 35 fshatra!

Në vitin 1863 të gjitha 25 famullitë drejtoheshin nga dioqezanët, me përjashtim të Troshanit.[23] Me 1913 pesë famullit (Berisha, Dardha, Fierza, Ibalija dhe Troshani) detyrohen të drejtohen nga françeskanët. [24]

Në listën e personave për subvencione të vitit 1913/14 në Vjenë shtohen edhe dy famulli: Kaqa dhe Karma, mirëpo mungonin Qelza dhe Fierza.

 

Dioqeza e Lezhës

1890: 12.228 shpirtëra (11.678 katolikë e 550 mysliman): 15 famulli

  1. Lezhë (Alessio): 625 shpirtra prej tyre 75 katolikë e 550 mysliman.
  2. Bulgër (Hahn: Bulgari, Bulgjeri)[25]:930 shpirtra vetëm katolikë.
  3. Fregnë (Hahn: Fregna): 510 shpirtra vetëm katolikë.
  4. Kaçinar (Hahn: Katschinari): 1.669 shpirtra vetëm katolikë.
  5. Kakariq (Hahn: Kakariki): 200 shpirtra vetëm katolikë.
  6. Kallmet (Calmeti): 1.000 shpirtra vetëm katolikë. Që nga viti 1842 qendër ipeshkvore.
  7. Kashnjet (Hahn: Kaschnjetti): 1.227 gjithë katolikë.
  8. Kryezez (1866: Cresesi edhe Criescesi, Hahn: Krueçeçi): 1.100 shpirtra vetëm katolikë.
  9. Korthpulë (Hahn: Korypullat): 800 shpirtra vetëm katolikë.
  10. Manatia (Hahn: Manatti): 540 shpirtra vetëm katolikë.
  11. Merqin (Hahn: Merkinje): 700 shpirtra vetëm katolikë.
  12. Pëdhana (Pedana): 450 shpirtra vetëm katolikë.
  13. Shën Gjergji (Hahn: St. Giorgio) 1.200 shpirtra vetëm katolikë.
  14. Zojmen (Hahn: Soimen): 182 shpirtra vetëm katolikë.
  15. Veljë (Veglia): 1.095 shpirtra vetëm katolikë.

Në vitin 1913 tri famulli (Lezha, Kryezez dhe Pedana) drejtohen nga françeskanët. Kryezez dhe Pedana furnizoheshin nga Rubigo një manastir i vjetër pa prift. Në listën e personave për subvencione të vitit 1913/14 në Vjenë ekzistonin edhe famullia e Balldrenit (Baldren), e cila në atë kohë administrohej nga famullia e Lezhës dhe famullia Bregu i Matit (Bregmatia). 1916 Rubigo bëhet famulli.

 

Dioqeza e Pulatit

Fiset e Dukagjinit quheshin edhe fiset e dioqezës së Pulatit. “Dukagjini nënkupton tre luginat malore që shtrihen paralelisht: Kiri, Shala dhe lugina Nikaj-Merturi.”[26]

Popullsia e përgjithshme në vitin 1890: 14.813 shpirtra (14.213 katolike e 600 mysliman), në atë kohë ekzistonin 10 famulli.

  1. Dushman (Hahn: Duschmani)[27]: 1.420 shpirtra vetëm katolikë.
  2. Xhanë (Hahn: Dschioanni): 526 shpirtra vetëm katolikë. Qendër ipeshkvore.
  3. Kiri: 647 shpirtra vetëm katolikë.
  4. Merturi: 1.327 shpirtra vetëm katolikë.
  5. Nikaj (Hahn: Nikaї): 2.193 shpirtra vetëm katolikë.
  6. Plandë: 1.007 shpirtra vetëm katolikë.
  7. Shala (Hahn: Schjalla): 4.425 shpirtra vetëm katolikë.
  8. Shoshi (Hahn: Schjoschi): 1.689 shpirtra vetëm katolikë.
  9. Suma: 665 shpirtra prej tyre 365 katolikë e 300 mysliman.
  10. Toplanë: 627 shpirtra vetëm katolikë.

Sipas Hahn në vitin 1863 kishte vetëm 9 famulli, Xhanë e Suma ishin një famulli. Në të njëjtën kohë françeskanët përkujdeseshin për gjitha famullitë me përjashtim të qendrës ipeshkvore.[28] Në vitin 1909 tashmë ekzistonin 13 famulli:

  1. Thethi: 1918 kishte 769 shpirtra vetëm katolikë;[29] është ndarë nga famullia e Shalës në vitin 1892.[30]
  2. Prekali që nga viti 1908.
  3. Palçi (Paltschi) që nga 1909.

Në vitin 1913 françeskanët përkujdesën edhe për 7 famulli tjera: Dushman, Mertur, Nikaj, Palçi, Plandë, Prekali, Thethi.[31]

Në listën e personave për subvencione të vitit 1913/14 në Vjenë ekzistonin edhe dy famulli tjera: Pogu e Mëgulla dhe Zuraj.

 

Abacia e Mirditës

1890: 11.978 shpirtra (11.970 katolikë, 8 mysliman); shtatë famulli.

  1. Blinisht[32] (Hahn: Blinischt): 960 shpirtra vetëm katolikë.
  2. Qafa e Malit (Hahn: Tschaffa Malit): 1.808 shpirtra preh tyre 1.800 katolikë e 8 mysliman.
  3. Fani[33] (Hahn: Fanti): 4.000 shpirtra vetëm katolikë.
  4. Kalivar: 2.500 shpirtra vetëm katolikë.
  5. Ndërfandën: 810 shpirtra vetëm katolikë.
  6. Oroshi (Hahn: Orosch): 1.300 shpirtra vetëm katolikë.
  7. Spaç (Hahn: Spasch): 600 shpirtra vetëm katolikë.

Abati i Shën Llezhdrit [autori e quan: St. Alexander vër. e përkth.] në Orosh në kishën katolike kishte një pozicion të veçantë. Si Abbasnullius nuk i nënshtrohej asnjë juridiksioni tjetër përveç atij të Selisë së Shenjtë. Për rajonin që lidhej me abacinë abati kishte të gjitha privilegjet dhe të drejtat e një ipeshkvi, me përjashtim të mundësisë për të bërë shugurimin e priftërinjve, dhe kjo për arsye se Abbasnullius (abati vër. e përkth.) nuk ishte vetë ipeshkëv, por vetëm prift.

Në Mesjetën e hershme në Shqipërinë Veriore ekzistonin një numër i abacive të benediktinëve, njëra prej tyre ishte abacia e Shën Llezhdrit në Orosh. Pas largimit te benediktinëve nga gjithë manastiret e Shqipërisë, famullia e Oroshit e mbanë titullin e një kishe abacie si një titull nderi.

Me dekretin e 23 tetorit të vitit 1888 ipeshkvit të Lezhës i merren pesë famulli (Blinisht, Qafë e Malit, Fani, Kalivar, Ndërfandën) dhe vihen nën abacinë e Mirditës. Disa vite më vonë edhe dy famulli tjera hyjnë në famullinë e abacisë, që në raportin administrativ i takonin territorit të Mirditës, mirëpo në aspektin shpirtëror (spiritualibus) ishin nën ipeshkvin e Sapës, e me këtë kufijtë kishtar harmonizohen me kufijtë politik.[34] Për Mirditën në vitin 1898 dëshmohen 15 famulli:

  1. Frengë-Ungrej.
  2. Kaçinari.
  3. Korthpulë.
  4. Shën Gjergj (më herët ishin gjitha pjesë të dioqezës së Lezhës).
  5. Gryka Gjadrit.
  6. Vigu (më herët ishin gjitha pjesë të dioqezës së Sapës). Në listën e personave për subvencione të vitit 1913 ekzistonte
  7. famullia Gemshic që më herët i takonte famullisë Vjerdë (dioqeza e Sapës).

Këtu e kemi aktivitetin e pandërprerë të monsinjor Doçit (autori: Docchis) që kristalizon bërthamën kishtare e, që sipas dëshirës së këtij prijësi kishtar, të paktën do duhej të shpije drejt principatës së krishterë të Mirditës. Austrohungaria këtë pretendim politik të abatit të Mirditës, që të gjithë katolikët të motivohen për bashkëpunim, e shihte me sy simpatik çka edhe e subvencionon atë lartë.

 

Arqipeshkvia e Durrësit

1890: 152.278 shpirtra (11.278 katolikë, 46.000 ortodoks, 95.000 mysliman), 19 famulli.

  1. Bazjë (Basia=Bizia): 13.289 shpirtra prej tyre 689 katolikë e 12.600 mysliman.
  2. Bizë (Bisa=Biza): 1.115 shpirtra prej tyre 441 katolikë, 650 mysliman e 24 ortodoks.
  3. Biskasi (Hahn: Biskasio):[35]840 shpirtra vetëm katolikë.
  4. Bilaj (Blai): 155 shpirtra vetëm katolikë
  5. Delbinisht (Hahn: Delbinischte): 140 shpirtra vetëm katolikë. Rezidenca e arqipeshkvit, rezidenca zhvendoset tek me monsinjor Rafaeled`Ambrosio.
  6. Dërven (Hahn: Derwenni): 1.700 shpirtra prej tyre 470 katolikë e 1.230 mysliman.
  7. Durrës (Durazzo): 5.255 shpirtra prej tyre 255 katolikë, 2.000 mysliman e 3.000 ortodoks.
  8. Zhejë (Hahn: Heja): 500 shpirtra prej tyre 190 katolikë e 310 mysliman.
  9. Jubë (Hahn: Juba): 1.240 shpirtëra prej tyre 350 katolikë, 600 mysliman e 290 ortodoks.
  10. Kurbini (Hahn: Kurbino): 2.979 shpirtra prej tyre 319 katolikë, 2.660 mysliman. Mbas okupimit turk deri në vitin 1850 bëhet rezidencë e argjipeshkvit të Durrësit: “Ipeshkvi i Kurbinit”.[36]
  11. Kthellë (Hahn: Kesella): 2.100 shpirtra gjithë katolikë.
  12. Laç (1869 Lacci): 140 shpirtra prej tyre 125 katolikë e 15 mysliman. Në vitin 1913 Laçi-Sebaste (Latschi-Sebaste) nga Mihačevič e shënohet si famulli, Laçi deri në vitin 1852 në aspektin shpirtëror kujdeset nga manastiri i Sebaste.[37] Për këtë arsye Hahn e shënon famullinë Sebasti.
  13. Lurë: 2.000 shpirtra prej tyre 200 katolikë e 1.800 mysliman.
  14. Milot (Hahn: Milotti): 830 shpirtra prej tyre 490 katolik e 340 mysliman.
  15. Merqinë (Hahn: Mortechina): 3. 920 shpirtra prej tyre 320 katolikë e 3.600 mysliman.
  16. Prlataj (Hahn: Perlataї): 800 shpirtra vetëm katolikë.
  17. Selita (Hahn: Selita epere): 1.147 shpirtra vetëm katolikë.
  18. Skuraj: 547 shpirtra vetëm katolikë. Prej 1912 famulli në vete.
  19. Tiranë (Hahn: Tiranna): 16. 060 shpirtra prej tyre 70 katolikë, 15.000 mysliman e 990 ortodoks.

Në këtë statistikë të Piskos mbi argjipeshkvinë e Durrësit mungojnë famullitë Janinë (Ioannina), e cila që nga viti 1872 kishte një famulli në vete (1893 vetëm 52 shpirtra) dhe famullia e Prevezës (Prewesa): Famulli prej 1848, kisha dhe shkolla prej 1895; 1893: 67 katolikë (jo shqiptar të jugut por të huaj), 1912: 12 familje katolike me 96 shpirtra. Janina mungon edhe te Hahn. Tek te dy mungon edhe famullia e Vlorës (Valona) e cila në vitin 1913 përkujdesej nga një dioqezan. Vlora më 1893 dëshmon 158 katolikë. Në statistikat e Piskos për dallim nga Hahn të re e kemi famullinë e Bilaj. Pas 1900 nga famullia e Kthelës ndahet në vete famullia e Rrshenit (Rscheni) për të cilën do të përkujdeset një dioqezan.

6 prej tyre 23 famullive kujdesen françeskanët (Bazjë, Bizë, Lurë, Janina, Laçi-Sebaste, Prevesa), mirëpo 17 nga dioqezanët. Hahn njofton po ashtu për 6 famulli françeskane, që në përjashtim të Lurës nuk ceken.[38]

 

Arqipeshkvia e Shkupit (=Skopia, Üsküb)

1889:15.226 katolikë (duke përshirë gjithë të huajt dhe stafi e hekurudhor), shtatë famulli.[39]

  1. Letnica (Crnagora, Hahn: Tschernagora)[40]: 1.876 katolikë.

Famullia e Cernagorës përfshinë, përveç Shkupit, Kaqanikut e Ferizajit etj. të shpërndarë, edhe gjashtë vendet e banuara vetëm me katolikë si Letnica, Shashari, Vrnezi, Vërnakolla, Stublla dhe Binça. Kisha katolike është në Letnicë, përderisa vendet tjera shtrihen përreth në një distancë prej 1 ½ ore. Ashtu siç del nga vetë emri i vendeve Letnica, Shashari, Vrnezi, Vërnakolla kanë një popullatë tërësisht sllave (bullgare katolike), përderisa Stublla dhe Binça e largët kanë vetëm banorë shqiptarë katolikë.” [41]

  1. Gjakovë (Djakova, Yakova, Hahn: Jakowa): 5.650 katolikë.
  2. Pejë (Ipek): 3.200 katolikë. Mihačevič: 1912: 325 katolikë banonin në qytet.
  3. Janjevë (Hahn: Jannjewo): 1.720 katolikë. Prej 1680-1821 qendra e argjipeshkvit.
  4. Prizren (Hahn: Prisrend): 1.700 katolikë. Prej 1821 qendra e argjipeshkvit.
  5. Shkupi (Üsküb, Skoplje, Skopje): 300 katolikë. Famulli prej 1884. Deri më 1680 rezidenca e ipeshkvit.
  6. Zymi (Zumbi, Çumbi, Mihačevič:Zümbi): 780 katolikë. Këtu qëndronte prefekti apostolik i françeskanëve për krahinën e françeskane të Serbisë. Famullia e Zymit ishte larg dy orë këmbë nga Prizreni dhe përfshinte 11 vende.
  7. Zllakuqani (Zlokutschan) ngrihet në vitin 1895 me shkëputjen nga Peja. Famullia e Zllakuqanit (që shtrihet në rrugën mes Pejës dhe Mitrovicës në mesin e luginës së Drinit (Drimtal)) në kohën e themelimit përfshinte 52 vende me 2.350 shpirtra, ndërsa famullia e Pejës përfshinte vetëm 40 familje katolike me 320 shpirtra.
  8. Ferizaj (Ferizovič, Uroševac): prej vitit 1898.
  9. Mitrovicë(0Kosovska Mitrovica): prej 1905.
  10. Gllogjani themelohet në vitin 1912, shtrihet në pikën qendrore të “Lugut Beranit” dhe të “Lugut Leshanit” (lugina e Bistricës së Pejës dhe Drinit të Bardhë). Famullia françeskane përfshinte 27 fshatra me 110 familje katolike.

Në vitin 1913 katër famulli (Peja, Zymi, Zllakuqani, Gllogjani) përkujdesen nga françeskanët.[42]Në listën e personave për subvencione të vitit 1913/14 në Vjenë e kemi edhe famullinë e Stubllës.


[1] Ky shkrim është pjesë e librit të autorit mbi protektoratin austro hungarez te shqiptarët katolikë, që është duke e përkthye Zef Ahmeti. Ndalohet riprodhimi pa lejen e përkthyesit.

[2]Annuario Pontificio 1869, f. 49, 124, 213. FRITZLER et SEFRIN: Hierarchia Catholica medii et recenti orisaevi sive summorum pontificum, vol octavum, p 106; Dictionnaired`Histoire et de Gëographie Ecclësiastique Paris, vëll. 3. 1924, s. 721-723 (të dhënat kryesore mbi argjipeshkvinë në shek 19). STREIT, P Carolus: Atlas Hierarchicus, Paderborn, bot. i dytë 1929, nr. 13.

[3] FRITZLER et SEFRIN: Hierarchia Catholica, vëll. VIII, f. 505.

[4] FRITZLER et SEFRIN: Hierarchia Catholica, vëll. VIII, f. 505 v..

[5] FRITZLER et SEFRIN: Hierarchia Catholica, vëll. VIII, f. 88.

[6] FRITZLER et SEFRIN: Hierarchia Catholica, vëll. VIII, f. 472. HAHN, Johann Georg v.: Reisedurch die Gebiete des Drins und Wardar, në: Denkschriften des kaiserl. Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-historische Classe. Vjenë 1869, vëll. 16, pjesa 2, f. 131.

[7] FRITZLER et SEFRIN: HierarchiaCatholica, vëll. VIII, fq. 505; MIHAČEVIČ, Lavro: Durch Albanien. Pragë 1913, f. 79.

[8]Dictionnaire d`Histoire et de Gëographie Ecclësiastique Paris, vëll. 3., f. 722 v. Kardinal Sarafino VANNUTELLI: Relazione consommario sullo stato delle Missioni albanesi, e sulle providenze da prendersi a vantaggio della medisime. Luglio 1888, f. 1.

[9] BAUMGARTEN, Paul Maria: Das Wirken des Katholischen Kirche auf dem Erdenrund unter besonderer Berücksichtigung der Heiden mission. Vjenë 1902, f. 161.

[10]Annuario Pontificio 1869, f. 154. HAHN: Reise durch die Gebiete des Drins und Wardar, f. 131.

[11] HAHN: Reise durch die Gebiete des Drins und Wardar, f. 30. Tek ai kjo krahinë kishtare quhet Macedonia (Maqedonia) – Herë pas here përmendet edhe si krahina kishtare Maqedonia dhe Epiri. Qendra e prefekturës françeskane Maqedonia ishte po ashtu në Durrës.

[12]Annuario Pontificio 1869, f. 213. HAHN: Reise durch die Gebietedes Drins und Wardar, f. 131.

[13] HAHN: Reise durch die Gebiete des Drins und Wardar, f. 133.

[14] I njëjti, po aty, f. 134.

[15] I njëjti, po aty, f. 134.

[16] DEUSCH: Statistische Angaben, f. 420.

[17] Han shënon 20 famulli, tri më shumë (Klomza, ShënNikollë, dhe Shën Gjergjit) se Pisko, te misioni i Kastratit gjithsej 9. Tek Hahn ekziston një famulli Moçka (Moscska) me 594 katolikë të fisit tripshi (Triepschi) dhe një famulli Mara me 408 katolikë dhe disa vende që mungojnë tek Pisko. Për këtu kemi shtesë famullinë e Kikçit, ku te Hahn ende ishte pjesë e Vuklit. Khs. HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 138 v., dhe DEUSCH: Statistische Angaben, f. 420-423.

[18]Emërimet shqip janë të marra ashtu si i ka dhënë Franz SEINER nga rezultatet e numërimit të popullatës ose ashtu siç i ka përdorur Dr. Herbert LOUIS në hartën e Shqipërisë 1:200.000. Në kllapa jepen emërimet ashtu siç i ka përdorur HAHN. HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, mbi argjipeshkvinë e Shkodrës f. 136-139. Statistikat janë nga PISKO.

[19] Një famulli me emër të njëjtë e kemi edhe në rajonin e dioqezës së Sapës.

[20] HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 139 shton se famullisë së Grudës i takonte Podgorica me 65 katolikë, 1.000 mysliman e 200 ortodoks.

[21]MIHAČEVIČ: Durch Albanien, f. 86.

[22] Përshkrimi i emërtimeve sipas HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 140, 142.

[23] HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 140-142. Në një krahasim të 25 famullive që Hahn i jep për dioqezën e Sapës me ato të Piskos, famullia e Mjeda (Mjetta), që e jep Hahn nuk është e njëjtë, megjithatë ai në f. 142 shënon se famullitari qëndronte në Çadain (Zadenj). Mjeda i takon famullisë, e kështu është e mundur që të jetë përfshirë si pjesë e famullisë së Laçit në statistikën e Piskos.

[24]MIHAČEVIČ: Durch Albanien, f. 86.

[25] Emërtimi sipas HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 86 v..

[26] Konsulli Ippen drejtuar kontit Goluchowski, Shkodër, 17 gusht 1898, nr. 33 B. PA 38/417.

[27] Emërtimi sipas HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 145 v..

[28] Emërtimi sipas HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 145 v..

[29] SEINER: Ergebnisse der Volkszählung in Albanien, f. 26

[30]MIHAČEVIČ: Durch Albanien, f. 88.

[31] Po aty, f. 87-89.

[32] Një famulli me emër të njëjtë ekziston edhe te dioqeza Sapës.

[33] Fani është një fis i Mirditës, i cili jeton në pjesën jugore të luginës së Fanit. Vendi ku ishte kisha quhej Bisak (Bissak), mirëpo thirrej edhe si Fani. IPPEN: Die Gebirge des nordwest. Albaniens, f. 40; 44.

[34] IPPEN, Th. A.: Die Gebirge des nordwest. Albaniens. Në: Abhandlungen der k.k. Geographischen Gesellschaft in Wien, vëll. VII/1 (1908), f. 49 v. Khs. SCHWAIGER, Georg: Mönchtum, Orden, Klöster. München 1993, për Abbasnullius shih f. 46.

[35] Emërtimi sipas HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 145 v..

[36] IPPEN: Die Gebirge des nordwest. Albaniens, f. 72.

[37]MIHAČEVIČ: Durch Albanien, f. 89 v..

[38] HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 146. Pisko drejtuar kontit Kálnoky, Janinë, 3. Nëntor 1893. Nr. 30 res. AR F 27/31.

[39] Konsulli R. Hickel drejtuar kontit Kálnoky, Prizren, 27. Shkurt 1889. Nr. 20 res. AR F 27/31. Numrat për famullitë prej 1-7 janë nga ky raport. Lidhur me zhvillimin e numrit të katolikëve në shek. 17-19 në argjipeshkvinë e Shkupit: BARTL, Peter: Geistliche Visitations berichte als Quellen zur albanischen Volks- und Kirchen geschichte. Die Erzdiözese Skopje. Në: KAHL/MAKSUTI/RAMAJ (ed.): Die Albaner in der Republik Mazedonien. Fakten, Analysen, Meinungen zur interethnischen Koexistenz. Wien/Berlin 2006, f. 21-37.

[40] Emërtimi sipas HAHN: Reise durch die gebiete des Drins und Wardar, f. 145

[41]Zëvendës konsulli Schmucker drejtuar Kálnoky, Prizren, 21 gusht 1882. Nr. 76 pol. AR F 27/94: “Raportet e popullatës janë përafërsisht me sa vijon: Letnica me 21 shtëpi e 172 shpirtra gjithë bullgar katolik, Shashari me 82 shtëpi dhe 600 shpirtra bullgar katolikë, Vërnezi me 25 shtëpi e 132 shpirtra bullgar katolikë, Vërnakolla me 32 shtëpi e 228 shpirtra bullgarë katolikë; Stublla Epërme (Obersiper) me 24 shtëpi e 149 shpirtra gjithë shqiptarë katolikë, prej tyre 2 shtëpi me 10 shpirtra kriptokatolikë shqiptarë, Binça me 25 shtëpi dhe 115 shpirtra gjithë katolikë shqiptarë. Binça përbëhet me shumicë bullgare ortodokse-greke dhe myslimane, kështu që shqiptarët katolikë janë vetëm një pakicë. Përveç kësaj në dioqezë kemi edhe 73 shtëpi me përafërsisht 450 kriptokatolikë (laraman) dhe atë në: Stubllën e ulët 15. Shtëpi, Selishta 12, Dunav i Epërm (sipër) 9, Dunavi i Ulët (poshtëm) 4, Berishët (Derisovic)1, Sefer 11, Terziaj 3, Koregj (Cureg) 5, Depqë (Depse) 9, Shtanqiq 4; – Shiptarë katolikë kemi edhe në vendet më të largëta si Shkupi me 13 shtëpi me përafërsisht 70 shpirtëra, Ferizaji me 22 shtëpi me përafërsisht 25 shpirtra, Kaçaniku me 4 shtëpi me për. 6 shpirtra kështu që famullia e Cërnagorës numëron diku 321 shtëpi me 1.871 katolikë.”

[42]MIHAČEVIČ: Durch Albanien, f. 90: khs. PA 1/725.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »