Kultura e mirësjelljes tek ne

Jan 26 • Bota e të rinjve

Jo vetëm që mirësjellja demonstron respekt për vete dhe për njerëzit që hasni çdo ditë, por, edhe ndihmon në zbutjen dhe pakësimin e konfuzionit të mundshëm në marrëdhëniet tona shoqërore, kështu ka bërë të ditur, Arbnora Gojani – Mazreku, gjatë një ligjërate të mbajtur të martën mbrëma në takimet e organizuar nga Pastorali i Studenteve në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës me temën “Kultura e mirësjelljes tek ne”.

Gjatë këtij ligjërimi, i cili ka shënuar fillimin e cikleve të ligjëratave mujore (12 gjithësej) në lidhje me mirësjelljen dhe protokollin, ligjëruesja Gojani – Mazreku, ka folur për kulturën e mirësjelljes që mbizotëron në shoqërinë kosovare. Sipas saj, të sillemi me mirësjellje në jetën e përditshme, jo vetëm që është avantazh në botën profesionale dhe na forcon besueshmërinë, por është edhe një nxitje e respektit që e kemi për veti dhe për të tjerët.

“Përdorimi praktik i mirësjelljes na krijon rehatinë e duhur në mjedise profesionale dhe shoqërore, forcon besueshmërinë, rritë vetëbesimin, siguron një avantazh konkurrues në botën profesionale, nxitë respektin për vetën dhe të tjerët. Dhe kjo e bënë botën një vend më të lumtur për të jetuar dhe vepruar”, ka thënë ligjëruesja Arbnora Gojani – Mazreku.

Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit, kryesisht studentë, në këtë ligjëratë, Arbnora Gojani – Mazreku, ka pohuar se mirësjellja nënkupton edhe dallimin midis suksesit dhe dështimit në shumë sektorë të jetës, duke filluar nga ndërveprimet familjare, shoqërore dhe ato profesionale. Ajo ka bërë të ditur në bazë të një studimi të Universitetit të Massachusetts, se mirësjellja, apo marrëdhëniet e mira kanë impakt të jashtëzakonshëm në biznes dhe në punësim. “Në bazë të një studimi të bërë në Universitetin Massachusetts, 86% e punëdhënësve i konsiderojnë aftësitë e buta/mirësjellje të jetë ndër kriteret e tyre më të rëndësishme për punësim. Se mirësjellja është një element i rëndësishëm në marrëdhëniet tona të përditshme duke filluar nga familja, shkolla, puna e deri të takimet e ndryshme ligjëruesja Arbnora Gojani – Mazreku, në fund të kësaj ligjërate ka deklaruar se për të qenë të mirësjellshëm ne duhemi të nisemi nga vetja dhe nëse na pëlqen që të tjerët të na drejtohen me fjalë plotë mirësjellje ne duhet ta bëjmë po të njëjtën gjë për ta.

Përgatitur nga Studentët e “Pastorali për Studentë – Kosovë”

[wonderplugin_gallery id=”37″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »