U shënua katër vjetori i themelimit të Radio Marisë së Kosovës

Jan 31 • Kisha në Kosovë

Kremtimi i përvjetorit të katërt të fillimit të punës së Radio Marisë në Kosovë, u shënua të dielën, me Meshën Shenjte në Katedralen “NënëTereza” në Prishtinë. Monsinjor Lush Gjergji, njëherit drejtori Radio Marisë Kosovës, celebroj Meshën Shenjte në orën 11:00, ku ishin të pranishëm stafi, bashkëpunëtorët, vullnetarët dhe besimtarë mbështetës së RM.

Gjatë predikimit drejtori u përqendrua tek interpretimi i Lumturive, që ishte edhe ungjilli i të dielës, duke e theksuar rëndësinë e të qenit i lumtur në Zotin, si dhe bashkëjetesa e lumtur me vëllezër e motra, sepse lumturia është bërthama e Ungjillit të vetë Jezu Krishti, i cili na porositë, “Lum skamnorët në shpirt sepse e tyre është mbretëria e qiellit”. Një shembull i mrekullueshëm dhe frymëzues i lumturive të ungjillit është Nënë Tereza, shenjtëresha jonë – tha Mons. L. Gjergji – duke shtuar se edhe pse ajo ishte me trup e vogël, kishte shpirt të madhe, dhe dëshmoi se lumturia, kënaqësia, pasuria më e madhe e njeriut është të punosh i varur krejtësisht prej Zotit, dhe i lirë, prej pasurisë materiale që bot ana e ofron.

Ndërsa sa i përket rëndësisë dhe jehonës së Radio Marisë, Mons. Lush Gjergji tha: “Radio Maria e Kosovës, dëshiron t’i ketë valët e Zotit, dëshiron të depërtoj në mendjen dhe zemrën e dëgjuesve, të njerëzve, për të përgatitur pikërisht këto lumturi, dhe jo lumturitë që na i ofron bota por lumturitë e shpirtit, lumturitë e zemrës (brendisë dhe thellësisë), sepse nëse je mire me vetveten, nëse je mirë me të tjerët, nëse je mirë me Zotin, atëherë vërtetë je i lumtur.”

Pas përfundimit të Meshës Shenjte, kremtimi i festës së katër vjetorit të Radio Marisë, vazhdoi në Rezidencën Ipeshkvore, me një koktej rasti për gjithë bashkëpunëtoret, vullnetarët e mbështetësish e Radio Marisë, si dhe të pranishmit që ishin në meshën e shenjtë. Ishin momente gëzimi  dhe bashkëndarje të përvojave gjatë këtyre 4 viteve punë në përhapjen e zërit të krishterë në shtëpitë tona. Festofshim së bashku edhe përvjetorë të shumtë!

Përgatiti: Radio Maria Kosovë

[wonderplugin_gallery id=”39″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »