Ta pranosh fjalën e Zotit me mirëbesim

Feb 21 • Meditimi i ditës

21 shkurt 2017 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Sir 2,1-11; Ps 37,3-4.18-19.27-28.39-40; Mk 9,30-37)

 

Prania e Hyjit

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:
më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 9, 30-37

 

30 Si u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile, por nuk donte ta dinte kush, 31 sepse i mësonte nxënësit e vet.
U thoshte:
“Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh”
32 Ata nuk e morën vesh këtë fjalë e kishin frikë ta pyesnin.
33 Arritën në Kafarnaum. Si hyri në shtëpi, i pyeti:
“Mbi çka biseduat rrugës?”
34 Ata nuk bënë zë, sepse udhës kishin biseduar kush ishte më i madhi. 35 Jezusi u ul, i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u tha:
“Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.”
36 Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes të tyre, e përqafoi dhe u tha:
37 “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

  • Nxënësit ende janë po aq njerëz të zakonshëm si të tjerët: duan të bëjnë konkurrencë, të krahasohen, të argumentojnë, duke dashur që të kenë të drejtë. Nëse vërej dukuri të këtilla në jetën time, do të lus që të shërohem. Lusta kuptoj se gjëja më e rëndësishme është se si e mirëpres, si e pranoj Mbretërinë e Hyjit.
  • I kërkoj Hyjit që ta bekojë kujtesën time dhe të më tregojë se si, kur isha fëmijë, isha i pafajshëm dhe plot mirëbesim. Do të mendoj për këtë jo në mënyrë sentimentale por në mënyrë që ta çmoj atë që po thotë Jezusi. Lus që tani ta pranoj fjalën e Zotit në mirëbesim dhe fe.

  

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta çeli zemrën.
Mund të të them gjithçka më mundon.
E di që kujdesesh për gjithçka që i përket jetës sime.
Më mëso që të jetoj në dijeni se ti kujdesesh sot për mua,
Se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »