Si sillem me njerëzit që “lanë çdo gjë” për të ndjekur Jezusin?

Feb 28 • Meditimi i ditës

28 shkurt 201 7 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Sir 35,1-12; Ps 50,5-8.14.23; Mk 10,28-31)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa je duke u përgatitur për këtë tërheqje të shkurtë shpirtërore, pusho një moment.

Merr disa herë frymë thellë dhe lejoji vetes të rritesh në heshtje.

Ji i/e vetëdijshëm/e për praninë dashuruese të Zotit në ty.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.
Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm
dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çka po të flet ky tekst i sotshëm.
Lexo me vëmendje dhe kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk 10, 28-31

 

28 Atëherë Pjetri mori fjalën e i tha:

“Ja, ne lamë çdo gjë e erdhëm pas teje.”

29 Jezusi iu përgjigj:

“Për të vërtetë po ju them: s’mund të ketë asnjë njeri që la për shkak timin e për shkak të Ungjillit shtëpinë, ose vëllezërit, ose motrat, ose nënën, ose babain, ose fëmijët, ose arat 30 e të mos marrë tani në këtë botë, edhe pse me salvime ‑ njëqind herë aq shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara ‑ e në botën e ardhshme Jetën e pasosur.

31 Shumë nga ata që janë të parët do të jenë të sprasmët, ndërsa shumë të sprasmë do të jenë të parët.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Le të bëjmë vend në lutjen tonë të sotshme për të gjithë ata që e kanë dëgjuar thirrjen e ungjillit, për njerëzit që “lanë çdo gjë”: që të mund të jenë shenjë dhe inkurajim për të gjithë ata që kërkojnëpër të ndjekur Jezusin.
  • Kush është i pari dhe kush është i fundit? I lutem Hyjit që t`i bekojë gjykimet e mia, që fjalën e fundit t`ia lë Zotit dhe të bëj çmos që të tjerët t`i trajtoj në mënyrë të barabartë. Lus për hir që kam nevojë për t`i ndihmuar të dobëtit, të varfrit dhe të lënët pas dore me nevoja të veçanta.

 

 Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot që i kalova këto pak momente me ty

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »