Lutja, moment lehtësimi në misterin e dashurisë së Zotit

Mar 7 • Meditimi i ditës

7 mars 2017 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 55,10-11; Ps 34,4-7.16-19; Mt 6,7-15)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe vetëdijesohu për dëshirën tënde të jesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote.Kërkoji Hyjit ndihmë për të dalluar ndonjë dëshirë specifike që të çon në drejtim të asaj që është “diçka mëe madhe” – drejt projektit të Hyjit – dhe kërkoji Hyjit t`i bekojë përpjekjet tua për të qenë dashuri për të tjerët.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 6, 7-15

 

7 E kur të luteni, mos e teproni me fjalë të kota porsi paganët: ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja nëse thonë shumë fjalë. 8 Mos bëni si ata, sepse Ati juaj e di mirë se për çka keni nevojë para se t’i luteni.

9 Prandaj lutuni kështu:

Ati ynë që je në qiell,

u shenjtëroftë Emri yt!

10 Ardhtë Mbretëria jote!

U bëftë vullneti yt

si në qiell ashtu në tokë!

11 Bukën tonë të përditshmen na e jep sot!

12 Na i fal fajet tona,

si i falim ne fajtorët tanë!

13 E mos na lër të biem në tundim,

por na shpëto nga i Keqi!

14 Vërtet, në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’jua falë juve; 15 por, nëse ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t’jua falë juve gabimet tuaja.”

 

 Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • A je duke pasur vështirësi në lutje pikërisht tani? Je i/e hutuar, i/e zemëruar, i/e përgjumur? Ji i/e qetë. Nuk po di çfarë të thuash? Provo këtë lutje – Ati ynë – dhe lute pa u ngutur, ose qëndro i/e qetë, i/e heshtur në praninë e Zotit.
  • Lutja është kohë relaksimi, moment lehtësimi në misterin e dashurisë së Hyjit, lehtësim nga tensionet dhe brengat për këtë periudhë kohore.  

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »